Highlight Natyrë & Turizëm Të tjera

Natyra është e mrekullueshme; urtësia e ujqërve

natyra

Natyra me të vërtetë është mahnitëse, e për këtë ka edhe shumë fakte! A keni dëgjuar ndonjëherë se si funksionojnë ujqërit dhe për urtësinë e tyre të treguar? Me të vërtetë do të habiteni nga mënyra e organizimit që këto kafshë kanë.

3 ujqërit e parë zakonisht janë më të vjetër ose të sëmurë. Ata ecin gjithmonë në fillim, që të caktojnë shpejtësinë e ecjes për të gjithë ujqërit e tjerë, përndryshe do të mbetshin prapa.

5 të tjerët janë ujqërit më të mirë të tufës, ata kanë për detyrë ti mbrojnë ujqërit e tjerë nga sulmet e mundshme nga secila anë.

Tufa në mes gjithmonë janë të mbrojtur nga ujqërit e tjerë.

Kurse krejt në fund të turmës është udhëheqësi i tyre. Ai sigurohet që asnjëri nga ta të mos mbetet prapa. Ai është ujku që e mbanë tërë turmën të bashkuar. Ai është gjithmonë në gatishmëri të vrapojë në secilin drejtim dhe të mbrojë turmën  duke shërbyer si rojë i tyre.

Kjo me të vërtetë do të thotë të jesh një udhëheqës!

Ai që ua do të mirën rrethit të tij, ai është një udhëheqës i vërtetë. Një udhëheqës ecë së bashku me turmën!