Highlight Të tjera

Natyra e dhëmbshurisë

natyra e dhëmbshurisë

Duke shkuar tej të kundërtave të krijuara nga mendja, ti bëhesh si një liqen i thellë. Situata e jashtmë e jetës sate dhe cdo gjë tjetër që ndodh atje është sipërfaqja e liqenit. Ndonjëherë i qetë, ndonjëherë  me erë, sipas stinëve.

Por, në thellësi liqeni është gjithnjë i paprekur. Ti je i gjithë liqeni, jo vetëm sipërfaqja, dhe ti je në thellësinë tënde, e cila qendron shumë e qetë. Ti nuk i reziston ndryshimit duke u lidhur mendërisht ndaj çdo situate. Paqja jote e brendshme nuk varet prej saj. Ti rri në qenie të pandryshueshme, të pakohë, të pavdekshme – dhe ti nuk varësh më për përmbushje apo lumturi në jetën e jashtme të formave të luhatura. Ti mund t’i gëzoshj ato të luash me to, të krijosh forma të reja, të vlerësosh bukurinë e saj. Por s’do të ketë nevojë më për t’u kapur pas tyre.

Kur ti bëhesh i pavarur, a nuk do të thotë që ti ndahesh nga qeniet e tjera njerëzore?

Përkundrazi. Për sa kohë që ti je i pavetëdijshëm për qenien, realiteti I njerzzve të tjerë do të të shmangë, sepse nuk e ke gjetur tënden. Mendja jotë do ta pëlqejë apo nuk do ta pëlqejë formën e tyre, e cila nuk është vetëm trupi i tyre por përfshin edhe mendjen e tyre poashtu. Lidhja e vërtetë bëhet e mundur vetëm nëse aty është vetëdija e qenies. Kështu kur pëeballesh me dhimbjen e një personi tjetër apo me sjellje të pavetëdijshme, ti qëndron i pranishëm dhe në kontakt me qenien, kështu je i aftë të shikosh përtej formës dhe të ndiesh rrezatimin e personit tjetër.

Herën tjetër kur thua : “unë nuk kam asgjë të përbashkët me këtë njeri.” Kujto që ke shumë gjëra të përbashkëta.

Nëse ti ndien një thirrje për të qetësuar vuajtjen në këtë botë, kjo është shumë e ndershme, por kujto të mos fokusohesh vetëm në të jashtmen; përndryshe ti do të zhgënjehesh dhe dëshpërohesh. Pa një ndryshim të thellë në vetëdijen njerëzore, dhimbja e botës është një gropë pa fund. Kështuqë mos e lër dhembshurinë të bëhet e njëanshme.