Highlight Success ZONE

Muniba Mazari: Histori inspiruese nga “Zonja e hekurt e Pakistanit”

Muniba Mazari

Muniba Mazari ndryshe e njohur si “zonja e hekurt e Pakistanit” ka fituar këtë emër për shumë arsye.

Në moshën 21 vjeçare, Muniba u paralizua nga këmbët e poshtë pas një aksidenti të tmerrshëm me makinë. Boshti I saj kurrizor u shtyp dhe ajo përjetoi plot thyerje në krahë, duar e brinjë. Doktorët I thanë asaj që ajo nuk do të mund të ecte, të pikturonte apo të kishte fëmijë. Kjo e la atë shumë të dëshpëruar.

“… atë ditë kam vendosur që unë do të jetoj vetëm për veten time. Unë nuk do të jem ai person i përsosur për dikë. Unë do të marrë këtë moment dhe do të bëjë atë të përsosur për veten time, për të luftuar frikat e mia.”

Nëntë vjet më vonë, historia e saj frymëzuese vazhdon të prekë njerëzit në të gjithë botën. Muniba u emërua një nga “100 gratë më frymëzuese në 2015” të BBC dhe u paraqit në Forbes “30 nën 30”  në vitin 2016.

 

“Ju e dini, kur të përfundoni duke qenë në karrocë, cila është gjëja më e dhimbshme. Njerëzit mendojnë se ata nuk do të pranohen nga të tjerët, sepse ne në botë njerëzit e përsosur jemi të papërsosur. Kështu që vendosa të shfaqem më shumë në publik “.

 

Prezenca e saj në Pakistan vazhdon të rritet ndërsa punon si një moderatore në Pakistan Television Corporation (PTV). Ajo gjithashtu ka punuar në fushatat për Toni & Guy dhe refuzon të portretizojë veten si viktimë e rrethanave.

 

Si artistja e parë e Pakistanit që përdor karrocë me rrota dhe ambasadorja e parë grua e vullnetit të mirë, Muniba vazhdon të modelojë, flasë dhe këndojë, duke dëshmuar se vendosmëria gjithmonë tejkalon vështirësitë.