Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Mungesa e vetbesimit. Ja çfarë po i bëni vetes!

vetbesimi

Mungesa e vetëbesimit është një problem i madh i cili sot i mundon njerëzit. Në një universitet u anketuan gjashtëqind student të psikologjisë. Prej tyre u kërkua që ta përmendnin problemin personal më të rëndë.

Shtatëdhjetë e pesë përqind e të pyeturve e theksuan mungesën e vetëbesimit. Me siguri mund të supozohet se e njëjta përqindje vlen edhe për popullatën në tërësi.  Çdo kund takoni njerëz që vuajnë nga ndjenja e thellë e paaftësisë dhe e pasigurisë, që dyshojnë në forcat e veta. Thellë në vete ata nuk kanë besim në aftësitë e veta dhe përherë janë të kapluar nga frika e pacaktuar e kobshme se diçka nuk do të dal si duhet. Nuk besojnë se janë të aftë të jenë ata që dëshirojnë dhe për këtë e detyrojnë veten të jenë të kënaqur me diçka që është  më pak, sesa për atë që janë të aftë. Mijëra e mijëra sish kalojnë nëpër jetë zvarrë, të mundur dhe të frikësuar. E në numrin më të madh të rasteve pengesa e këtillë e aftësive fare nuk është e domosdoshme.

Sfidat që na i jep  jeta, grumbullimi i vështirësive dhe problemet shpesh na e shterrojnë tërë enërgjinë, bëhemi të lodhr dhe të dekurajuar. Në gjendjën e këtillë forca e vërtetë e aftësive është fshehur dhe njeriut nuk i jepet shpirtë-vogëlsisë  e cila shpeshherë është e pabazë. Ka rëndesi jetësore që përseri ti vlerësoni anët e mira të përsonalitetit tuaj. Kur ta bëni këtë me arsye, vlerësimet do t’ju bindë se nuk jeni aq i mposhtur sa keni menduar.Prandaj, nëse ndjeheni të mposhtur dhe nëse keni humbur besimin në aftësitë tuaja , uluni, merrni një fletë dhe bëjëni regjistrin jo të asaj që është kthyer kundër jush, por të asaj që është në anën tuaj.

Nëse ju ose dikush tjetër gjithnjë mendon në ato froca të cilat na duket se janë të drejtuara kundër nesh, i zmadhojmë deri në përmasa që janë larg nga të arsyeshmet, këto forca dalëngadalë fitojnë fuqi të tmerrshme, të tillë çfarë në të vërtetë nuk e kanë fare. Mirëpo, megjithatë  në mendime krijoni pamjen e vlerave tuaja. Prandaj, ato t’i konstatoni, t’i` verifikoni  dhe pandërprerë t’i keni në mendje duke  besuar tërësisht dhe do të dilni nga çdo vështirësi.  Forcat tuaja të brendshme  do të përtërihen dhe me ndihmen e Zotit, humbjen do t’a shndërronin në fitore./Unik Portal/