Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Motivet për të cilat njeriu jeton

motiv

Ka tre motive për të cilat ne jetojmë;

  1. Ne jetojmë për trupin,

  2. Ne jetojmë për mendjën dhe,

  3. Ne jetojmë për shpirtin.

Asnjëra nga këto nuk është më pak apo më shumë e rëndësishme se tjetra,të gjitha janë njësoj të dëshiruara dhe asnjëra nga të trija,trupi-mendja-shpirti, nuk mund të jetojnë të ndara nga njëra tjetra. Nuk është në rregull apo e mirëpritur bujarisht që të jetosh për shpirtin dhe të mohosh trupin apo mendjën; dhe është gabim të jetosh për intelektin dhe të mohosh trupin ose shpirtin.

Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm me pasojat e neveritshme të jetuarit për trupin tonë dhe të mohimit të mendjes dhe shpirtit; dhe ne shohim se jeta e vërtetë nënkupton shprehjen  komplete e gjithë asaj që njeriu mund të japë nga trupi, mendja dhe shpirti.

Çfarë do lloj gjëje që një individ mund të thotë, askush nuk mund të jetë vërtetë i gëzuar apo i kënaqur, nëse trupi i tij nuk jeton i plotësuar në çdo funksion,  dhe kjo e vërtetë vlenë  për  mendjën dhe shpirtin e tij. Kudo që të ketë një mundësi të pashprehur, apo ndonjë funksion të papërformuar, aty është një dëshirë e pakënaqshme.Dëshira është mundësi për të kërkuar shprehje, ose një funksion që kërkon përformancë.

Njeriu nuk mund të jetoj i plotë me trup pa ushqim të mirë,pa veshje komforte, pa nje strehim të ngrohtë dhe pa nje liri nga mundimi i tepruar. Pushimi dhe rikrijimi janë gjithashtu të nevojshme për jeten e tij fizike.

Njeriu nuk mund të jetojei plotë në mendje pa libra dhe kohe për ti studiuar ato, apo pa mundësi për të shëtitur dhe të vështruar,  apo pa shoqëri intelektuale.

Që të jetoj i plotë në mendje,ai duhet të ketë rikrijim intelektual  dhe duhet ta rrethoj veten e tij me të gjitha objektet e artit dhe bukurisë për të cilat ai është i afte ti përdor dhe ti vlerësoj.

Qe të jetoje i plotë në shpirt, njeriu duhet të ketë dashuri dhe dashuria është një shprehje e mohuar nga varfëria. Lumturia më e lartë e njeriut është gjetur në dhuraten e përfitimit të atyre që do, dashuria e gjen shprehjen e saj me natyrale dhe spontane tek dhenia. Njeriu që nuk ka asgjë për të dhënë, nuk mund ta mbushë vendin e tij si bashkëshorte, baba, si qytetar apo si njëri. Është në përdorimin e gjërave materiale që një njëri e gjen jetën e plotësuar për trupin e tij,e zhvillon mendjën dhe shpalosë shpirtin. Kjo është e një rëndësie supreme për atë që do të jetë i pasur.

Është shumë e drejtë që ju të dëshironi të bëheni i pasur,  nëse je një burrë normal apo një grua normale, është shumë e pranueshme të kesh këtë dëshirë. Është shumë e drejtë që duhet të japësh kujdesin tënd më të mirë ndaj idesë për tu pasuruar, sepse është më fisnikja dhe më e nevojshme sesa të gjitha studimet. Nëse e neglizhoni këte studim, ju keni braktisur detyrën për vetvetën, Zotin dhe njerëzimin, pasi duhët të keni parasysh se Zotit dhe njerëzimit, nuk mund tu bëni shërbim më të madh përveç se të beni me të mirën nga vetja./Unik Portal/