Highlight Të tjera

Mos prisni një vit të ri për të ndryshuar

Mos prisni një vit të ri për të ndryshuar

Nuk ka një kohë të caktuar për të ndryshuar gjërat për të mirë. Mos prisni vitin e ri për të ndryshuar. Ju mund ta bëni atë që tani.

Ne të gjithë kemi hasur në një situatë premtimi ndaj vetës për të ndryshuar pas festave të fundvitit, mirëpo ajo që kemi vërejtur është se jo shumë larg nga koha e premtimit, ky qëllim nuk u realizua kurrë. Prandaj kurrë mos pritni momentin e duhur por veproni që tani.

Largoni shprehitë e këqija;

Ne të gjithë kemi shprehi për të cilat nuk ndihemi shumë krenar. Sidoqoftë duhemi të tregohemi të sinqertë me vetën, dhe të largojmë shprehitë që po interferojnë në jetën tonë. Në vend se të hiqni dorë menjëherë filloni me hapa të ngadalshëm kështu duke zëvendësuar shprehitë e këqija me shprehi pozitive për jetën tuaj.

Gjeni një hobi;

Me të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë është me të vërtetë e vështirë të angazhohemi edhe në një aktivitet shtesë. Mirëpo kushtojini ca kohë vetës suaj nëse dëshironi që niveli I lumturisë të rritet. Gjeni një hobi që ju bën të lumtur.

Jepi prioritet shëndetit mendor;

Kur është koha e fundit që keni ndarë kohë për vetën tuaj? Ju jeni të rëndësishëm prandaj tentoni të gjeni kohë për mirëqenien tuaj, duke vendosur që ti kushtoni më shumë kohë kujdesit në ushqim, në gjumë, meditim etj.