Highlight Shëndeti

Mos i humbni kurrsesi qeset e vogla ‘silica’ që vijnë me këpucët e juaja!

silica

Kur blejmë këpucë, të cilat janë të paketuara zakonisht në kuti, ju gjeni disa qese të vogla. Këto qese janë të mbushura me dioksid silikoni ose ndryshe silica. Gjelli silica ndihmon që të largojnë lagështinë dhe të mbajnë këpucët e thata.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve posa hapin kutinë i humbin këto qese të vogla, sepse nuk i dinë benefitet e këtij gjelli që ju do ti mësoni në këtë artikull.

Në fakt këto qese të mbushura me silica janë shumë më të nevojshme se që keni menduar. Ju po bëni gabim kur i humbni ato, sepse ato nuk janë aspak toksike. Por e kundërta, janë të nevojshme dhe kanë llojllojshmëri përdorimesh.

Lexoni se pse duhet të mbani këto qese me silica në shtëpinë tuaj!

1. Vendosni ato në gardërobën tuaj;

Duke i vendosur topthat e vegjël të gjellit silica, ju po parandaloni përhapjen e lagështisë në dollapin tuaj. Po ashtu aromën e keqe e cila mund të mblidhet nga rrobat.

2. Zgjatni kohën e shfrytëzimit të grimit tuaj;

Ju duhet të vendosni disa nga këto toptha në çantat e juaja të makijazhit. Pasi do të mbajë lagështinë larg tyre.

3. Ktheni telefonin tuaj të dëmtuar nga uji;

Nëse telefoni juaj ka rënë në ujë pa qëllim, atëherë ju mund ta ktheni atë duke e future në një qese me topthat e vogla të gjellit silica. E gjitha që duhet të bëni është të futni telefonin në mes të topthave të derdhur nga 4-5 qese me silica gjell, për të absorbuar lagështinë.