Highlight UNIK +

Mos e lejo divorcin t’i jap fund gjithçkaje që krijuat!

dovorci
Rinora Kurhasku Haxhiavdyli

Gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

“Divorci është ndarje nuk është bashkim, t’i ke lindur për një njëri tjetër, dhe tjetri për ty. Mos e ndaj në gjysmë diçka që është e jotja dhe të përket vetëm ty”.

S’i ti shpëtoni martesës, e cila po çalon?!

Pothuajse çdo lidhje në fillet e saj ka ëmbëlsi, dashuri, maturi por edhe respekt. Nëse këto parime vazhdojnë në mesin e lidhjes që është fejesa dhe vazhdojnë në martesë dhe më tutje mund të thuash që posedon një marrëdhënie të shëndoshë dhe premtuese – afatgjatë. Por, nëse ndodh e kundërta nis bukur dhe vazhdon jo mirë, me mos respekt, neglizhencë në përkujdesje të njërit dhe tjetrit çift, atëherë gjithçka mos e konsidero fundin, por vlerësoje edhe njëherë situatën, mos bëj veprime të nxituara, të cilat mund të jenë të gabuara dhe mund të kenë një fund jo të mirë për ju!

Asnjë njëri nuk dëshiron që gjërat të shkojnë keq në familje sidomos kur tani ke marr epitetin, privilegjin dhe përgjegjësinë të jesh edhe prind i një apo më shumë fëmijëve. Por, asgjë nuk varet nga njëri bashkëshort, nëse të dy nuk kanë dashurinë e mjaftueshme për t’i përballuar sfidat në marrëdhënie apo në martesë. Të gjithë njerëzit kanë probleme qoftë të mëdha apo të vogla, por duke u mbështetur në njëri –tjetrin mund të arrijmë mirëkuptimin dhe zgjidhjen e çdo sfide që na ngarkohet. Nëse nuk gjejmë përkrahjen e mjaftueshme tek njëri apo tjetri bashkëshort, nuk kemi si t’i mbijetojmë një lidhje e cila mbahet vetëm nga njëri krah, dhe që koha-kohës pret të çalojë! Natyra mashkullore ka kritere të cilat jo shpesh herë përputhen me ato femërore, jo sepse dallojmë në gjini, por dallojmë në dëshira, në kërkesa, në përkujdesje, në dashuri dhe në respekt reciprok. Mashkulli thuajse gjithmonë i jep prioritet familjes kur ka të bëjë me financat, sepse në fakt e ndjen një përgjegjësi më të madhe se gruaja në këtë aspekt. Ndërsa, gruaja e cila është apo nuk është në marrëdhënie pune, ajo shkrin gjithë mundin e saj në shtëpi, duke u kujdesur për çdo detaj të shtëpisë dhe familjes. Gruaja këtë do “mirënjohjen” e cila jo rrallë herë i mungon nga ana e burrit ose e fëmijëve. Përkundër që në shumë familje dominon ligji “patriarkal”, që burri dhe babai duhet të respektohet më shumë se gruaja dhe nëna, mund ta quaj si dhunë psikologjike që i kanoset familjes që në rrënjët e para. Nuk lë anash dhe nuk e mohoj që respekti ndaj burrit dhe babait duhet të mungojë por vë në pah që gruaja dhe nëna duhet të respektohet dyfish për gjithë sakrificën që bënë jo vetëm në familje, por edhe në punë! Nga të gjitha këto kontradikta që hasen në familjet tona, mund të vijë deri tek mospajtimi dhe mosrespektimi i dëshirave dhe kërkesave tek njëri apo tjetri bashkëshort. Arsyet e divorcit dhe ndarjes familjare mund të jenë shumë, por në dallim prej rasteve mund të jenë kthyese (bashkim) por mund të jenë edhe fatale, duke ndarë kështu familjen, fëmijët dhe jetën!

S’i të këshillohen çiftet të cilat e mendojnë ose janë në prag të ndarjes?

Mënyra më e lehtë, ose më e vështirë tek shumë njerëz të cilët kanë probleme familjare janë marrëveshjet, duke i konsideruar si “mosmarrëveshje”. Nëse ato ekzistojnë nga fillimi s’ke si të arrish në fund! Por, ka një zgjidhje! Gjeje një mik ose anëtar të familjes të cilët janë të lidhur më personin në fjale, dhe të cilët kanë konsideratë për të. Nëse personalisht e sheh si të vështirë mënyrën për të arritur marrëveshje, ose nuk mund të flasësh, atëherë mund ta mendosh si ide për bashkimin tuaj marrëveshjen për bashkim ose ndarje dhe kushte. Aty ku ka pak dashuri, nuk si të këtë pak zemër! Prandaj, mendoje si zgjidhje bashkimin ose ndryshimin tënd në ndonjë aspekt që nuk i përshtatet burrit, ose gruas. Mos e merr fëmijën si urë lidhëse të bashkimit tuaj, por merre zemrën tënde si derë e cila hapet për njerëz që vërtetë i dashuroni. Asnjë njëri nuk është perfekt, të gjithë kemi “të meta” të cilat na acarojnë ose acarojnë të tjerët, por nuk duhet parë në këtë aspekt njeriu. Shih njëherë nga vetja pastaj vlerësoje dhe gjykoje tjetrin!

Këshilla rreth debateve me burrin/gruan

Mos e traumatizo vetën dhe tjetrin.

Mos bisedo me çdo njëri për problemet tuaja, bisedo me njeriun të cilin ke probleme.

Mos u frikëso të flasësh atë që e mendon, por as mos bisedo pa menduar dy herë.

Mos kërko ndihmë nga të gjithë, kërkoje nga vetja dhe nga njeriu që t’i e konsideron të besueshëm.

Mos mendo për fëmijët, kur ju keni probleme, sepse problemi jeni ju jo fëmijët!

Mbi të gjitha mos humb gjithçka që ke krijuar me vite, sepse ato vite të përkasin ty dhe njeriut me të cilën vendose ta lidhësh jetën. Nëse humb njeriun, humb dhe vitet tuaja, humb çdo kujtim, humb dashurinë, mbi gjithçka humb familjen, e cila nuk i dihet se çfarë kahje do të marr!