Highlight Receta

Mollë të karamelizuera

mollë

Me siguri që fëmijët e juaj ju kanë ndalur shpesh rrugës për të blerë një mollë të karamelizuar, por tani ju mund ta bëni atë në shtëpi shumë shpejt dhe madje shumë të shijshme. Provojeni këtë recetë e cila do të jetë gati për jo më shumë se 5 minuta.

Përbërësit:

8 mollë;
Karamel;
3 lugë hopla e ëmbël;
Dekorime;
8 shkopinj.

Mënyra e përgatitjes:

Mënyra e përgatitjes është mjaft e lehtë. Pastroni mollët mirë, dhe futini shkopinjtë në to. Merrni karamelin dhe vendoseni në një enë, përzieni me kremin e ëmbël dhe vendoseni mbi shporet. Karamelin mund ta përgatisni edhe vet. Merrni çdo mollë dhe zhyteni në përbërjen me karamel dhe pastaj dekoroji sipas dëshirës. Vendosni mollët në frigorifer për rreth 15 minuta deri sa karameli të jetë forcuar.