Highlight Storie Inspirimi

Mirënjohja, çelësi i shumëfishimit

mirënjohja

Nëse je mirënjohës për gjërat që zotëron, qofshin këto edhe vogëlsira, ato do të shumëfishohen.

Nëse je mirënjohës për paratë, sado qofshin ato,do të fitosh më shumë.

Nëse je mirënjohës për një marrëdhënie, ndonëse jo perfekt, ajo do të përmirësohet.

Nëse je mirënjohës për një paradhënie, edhe nëse nuk është perfekte, ajo do të përmirësohet. Nëse je mirënjohës për punën që bën, ndonëse ajo mund të mos jetë puna e ëndrrave të tua, ty do të të hapen mundësi më të mira. Pasi mirënjohja është çelësi i shumëfishimit.

Mirënjohja fillon me një fjalë të vetme “Faleminderit” por duhet të burojë nga thellësia e zemrës. Sa më shumë të thuash “Faleminderit”, aq më shumë e ndjenë  dhe aq më shumë dashuri jep.

Fuqia e mirënjohjes mund të përdoret në tri mënyra dhe secila prej tyre ushqen dashuri.

  1. Të jesh mirënjohës për gjithçka që ke pasur në jetë (në të shkuarën)
  2. Të jesh mirënjohës për gjithçka që ke në jetë në të tashmen.
  3. Të jesh mirënjohës për gjithçka që dëshiron në jetë, megjithëse nuk e ke akoma.

Ti nuk ushqen dashuri, nëse nuk je mirënjohës për atë që ke pasur apo atë që ke. Kështu ti nuk e ke fuqinë të ndryshosh asnjë nga rrethanat në të cilat ndodhësh,.

Në të kundërtën, kur ti je mirënjohës për gjithçka që ke pasur, ato vetëm se shumëfishohen.

Në të njëjtën kohë, mirënjohja sjell të ti ato që dëshiron. Ji mirënjohës në jetë për gjithçka që dëshiron, njësor sikur e ke. Ndërkohë ligji i tërheqjes do ta bëjë këtë fakt.

Nëse je pak mirënjohës, pak ndryshim do të kesh. Nëse je thellësisht mirënjohës çdo ditë, jeta jote do të ndryshojë në atë mënyrë që nuk e imagjinon.

Mirënjohja jo vetëm që shumëfishon gjithçka të mirë, por, njëkohësisht eliminon gjithçka negative.

Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën gjendesh, ka gjithmonë diçka, për të cilën mund të jesh mirënjohës.

Kështu ti e forcon dashurinë dhe eliminon ndjenjën negative.