A keni dashur gjithmonë të keni qerpik të gjatë?
Provojeni këtë përzierje të vajërave dhe do të vëreni ndryshimin vetëm pas 1 muaji. Të gjithë këta përbërës mund të gjinden në barnatore.
Unik Portal ju sjellë mënyrën më natyrale për rritjen e qerpikëve.
Merrni një brushë të një maskare dhe lajeni mirë. Në një shishe të vogël vendosni:
¼ vaj ricini; ½ vaj të Vitamin E; ¼ Aloe vera gel;
Përzijini të gjithë përbërësit sa më shumë që të mundeni dhe me brushën e maskares aplikoni një shtresë të hollë në qerpikët ose vetullat tuaja. Ju duhet ta aplikoni këtë përbërje çdo natë para se të flini.
Vaji I ricinit ndihmon në trashjen e qerpikëve tuaj, ndërsa aloe vera dhe vitamin E ndihmojnë në zgjatjen e tyre. Ju do ti vëreni ndryshimet pas 1 muaji dhe me të vërtetë do të habiteni nga ajo që do të shihni!