Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Metoda “Hygge” për më shumë lumturi që rrjedh nga populli më i lumtur në botë

Hygge

Danimarka shpesh është vlerësuar si populli më i lumtur në botë. Dhe ne pyesim pse? Gjeografikisht ky vend është një strehë e dimrave të gjatë e të vështirë. Ditët e tyre përfshijnë pak rreze dielli, e shumë shi. Por disponimi i tyre siç duket nuk mungon kurrë.

Si është e mundur?

Një ndër kontribuesit më të madh në lumturinë e danezëve është metoda e tyre e përvetësuar që quhet “Hygge”.
është një koncept më kompleks se një aksion apo një vlerë por prapë se prapë i thjeshtë mjaftueshëm për tu implementuar në rutinën ditore.

Sekreti i kësaj metodeje është pa dyshim vëmendja e ritmit të jetës sonë. Hygge është e gjitha për gjërat e vogla por që kanë impakt të madh. Një gotë cokolate e nxehtë afër një zjarri me një pamje të bukur bore. Leximi I një librit, një pjatë e nxehtë e pastave për ty dhe të dashurit e tu.

Hygge është një metodë për tu lidhur me të tjerët, e posaqërisht me vetën. Krijoni një rutinë të rehatshme. Kalojini mëngjeset e të shtunave nën jorganin e butë e të nxehtë. Gatuani një vakt të shijshëm dhe shijojeni me një grup shokësh. Krijoni traditë festive. Krijoni një rutinë të pasdites, duke shijuar një banjë të ngrohtë, ca qirinj, një gotë vere etj,.

Lumturia gjindet tek gjërat e vogla që ne bëjmë çdo ditë./Unik Portal/