Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Mëso të motivosh njerëzit që ke pranë…

motiv

Motivojeni veten duke ia sugjeruar dikujt tjetër idetë e nevojshme për vetëmotivimin. Ju mund të keni çfarëdo përvoje që dëshironi në jetë, thjeshtë duke ia dhënë atë dikujt tjetër.

Në shumicën e marrëdhënieve që kemi, ne përqendrohemi  tek vetja jonë. Mahnitemi se si po ia dalim. Vazhdimisht vëzhgojmë së çfarë po mendojnë tani të tjerët për ne. Jetojmë sikur rrethohemi nga pasqyra.

Norman Vincent Peale vinte re së njerëzit e turpshëm ishin egocentrikët më të mëdhenjë në  botë, pasi ishin kaq të përqendruar në veten e tyre. Këtë mund ta shihni kur vëzhgoni gjuhën e trupit të një personin të turpshëm.  Shikojnë poshtë dhe mbyllen në vetvete. Ndihen si mbi gjëmba e sikur të jetë i rrethuar nga pasqyra. Kur e zhvendosim përqendrimin tonë tek dikush tjetër në marrëdhënie, ndodhë diçka paradoksale por e fuqishme.

Nëse doni të motivoheni, kalojeni frymëzimin tuaj tek dikush tjetër. Vini në dukje pikat e forta të atij ose asaj. Ofroni ide për vetëmotivim.

Shihni se çfarë bën për ju./Unik Portal/