Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Mëso të mendosh pozitivisht. Begatitë janë të panumërta

mendo pozitivisht

Po, është e vërtetë, “optimizmi mund të mësohet, ashtu si një aftësi e re apo hobi”, thotë John Tauer, PhD, profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin e Shën Thomas në Shën Palin, Minnesota.

Nga teknikat që kemi mësuar deri më sot për mendimin pozitiv ka edhe të atilla që nuk kanë  funksionuar, siç është ideja për të qeshur edhe kur jemi të mërzitur ose të nervozuar.

Megjithatë shprehja e mirënjohjes është hapi i parë për të mësuar mbi shpirtin tuaj pozitiv  dhe çdo gjë rreth jush. Mirënjohja është njëri ndër veprimet kryesore, praktimi i së cilës do t’ju bëjë të filloni ti shihni gjërat më me pozitivitet.

Por, të mirat që do t’ju begatojnë teksa filloni të mendoni pozitivisht janë të panumërta.

Në rend të parë, njerëzit që mendojnë pozitivisht kanë sistem më të fuqishëm imunitar. Ky vlerësim ka dalë nga një studim i bërë në Universitetin e Kentakit. Kur ju ndjeni pozitivitetin brenda jush, hormonet rrisin imunitetin dhe ju bëjnë më të fuqishëm karshi përballjeve që mund të keni me problemet ditore.

Pastaj, optimizmi shoqërohet me një ngadalësim të pllakës në arteriet që mund të çojnë në  atake në zemer. Ky studim vlerëson se njerëzit që janë të prirur të mendojnë pozitivisht kanë më pak gjasa të sëmuren nga zemra apo të pësojnë sulme kardiake./Unik Portal/