Highlight Të tjera

Mëso si të përparosh pasi ke bërë një hap mbrapa

mëso

Progresi drejt objektivave tuaja nuk ka për të qenë asnjëherë në vijë të drejtë. Gjithmonë do të jetë një vijë me gunga. Do të ngjiteni lart dhe do të zbrisni pakë më poshtë. Dy hapa përpara dhe një hap mbrapa. Kjo ka një ritëm të mirë. Është si një kërcim. Në një vijë të drejtë përpara, nuk ka ndonjë ritëm.

Megjithatë, njerëzit dekurajohen, kur rrëshqasin një hap prapa pasi  kanë bërë dy hapa para. Mendojnë se po dështojnë dje se kanë humbur. Por nuk është kështu. Ata janë thjeshtë një hap me ritimin e natyrshëm të progresit. Sapo ta kuptoni këtë ritëm, mund të punoni me të, dhe jo kundër tij. Mund të planifikoni hapin mbrapa.

Optimistët e vendosur gjithmonë planifikojnë ripërtëritjen. Ata e dinë që përpara që do t’ju mbarojë energjia. Kuptoni, se të gjitha sistemet që lihen të pambikëqyrura, do të ndalojnë. Nëse nuk futet energji e re, organizimi do të shpërbehet.

Pesimistët nuk duan të planifikojnë ripërtëritjen, pasi nuk mendojnë se duhet të ketë. Pesimistët mendojnë gjithçka ose asgjë. Ata fyhen gjithmonë kur bota nuk është e përsosur. Ata mendojnë se të bësh një hap mbrapa do të thotë se i gjithë projekti ka diçka negative.

Një optimist nuk frikësohet nga ulet. Në fakt, një optimist planifikon uljet, dhe përgatitë mënyra krijuese për t’u përballur me to. Ju mund ti caktoni rikthimet tuaja. Mund të shihni përpara në kalendar dhe të rezervoni kohë për tu rifreskuar, ripërtërirë dhe për t’u shëruar.

Edhe nëse ndiheni tërësisht “gati” tani është diçka e zgjuar të përgatiteni për ripërtëritje.

Caktoni rikthimin tuaj ndërsa jeni në maje. Krijoni periudha të gjata kohore për t’u larguar , edhe nga gjërat që doni.

Nëse po mendoni se jeni të thyer në moshë për të bërë diçka që doni, kuptoni se po dëgjoni zërin pesimist brenda vetes tuaj.

Nuk është zëri i së vërtetës. Ju mund t’i kundërpërgjigjeni.

Askujt nuk i intereson se sa vjeç jeni përveç juve.

Njerëzit duan t’ia dinë vetëm pqe atë që mund të bëni, dhe ju mund të bëni gjithçka që doni  në çdo moshë.

Mos e dëgjoni zërin Brenda jush që ju flet për moshën, apo nivelin e inteligjencës, apo historinë e jetës tuaj, ose çdo gjë që mund t’ju pengojë. Mos u gënjeni, ju mund të filloni një jetë tejet motivuese që tani, dike rritur sfidat që i paraqisni trurit tuaj.