Highlight

Si ta arrish lumturinë personale?

By Edone Podvorica

November 08, 2017

Kush vendosë se a do të jeni i lumtur ose i palumtur?

Përgjigja është vetëm tek ju…dhe  këtë gjë e ka proklamuar vazhdimisht Abraham Linkoln, duke thënë se “njerëzit  janë aq të lumtur sa vendosin vetë të jenë të tillë”. Pra, ju mund të jeni të palumtur  nëse ashtu doni. Asgjë nuk ka më lehtë se kjo. Thjeshtë zgjidhni të mos jeni të lumtur.

Fëmijet dijnë për lumturinë më shumë sesa të rriturit. Njeriu i rritur që di ta mbajë frymën e fëmijes në moshën e mesme dhe në të vjetrën pa dyshim është urtak i vërtetë, sepse do ta ruajë kthjelltësinë e vërtetë të shpirtit, me të cilën Zoti dhuroi më të rinjtë. Për t’u bërë  njëri i lumtur , shpirti le t’ju jetë i qetë, sytë le t’ju shikojnë dicka  romantike dhe në atë që është krejtësisht e zakonshme, zemrën ta kemi zemër fëmije, mbajeni thjeshtësinë e shpirtit. Shumë nga ne krijuesit janë të palumtur. Natyrisht, nuk është e tëra palumturi ajo të cilën e krijojmë, sepse janë kushtet që mbretërojne në shoqëri përgjegjëse për shumë shkaqe jo të vogla që na bëjnë të palumtur. Mirëpo, megjithatë është e vërtetë se në masë të madhe me mendimet dhe me qëndrimet tona ne sikur e distilojmë nga përberësit e jetës atë që na sjellë lumturinë, ose atë që na sjellë palumturinë.

Por mendoni pak, është marrëzi të krijosh palumturinë personale, përkundër të gjithë atyre problemeve, në të cilat mund të ndikojmë fare pak.

Në vend që të theksojmë se në cilën mënyrë njerëzit ia krijojnë vetes mjerimin, të kalojmë në formulën e ndihmës, e cila në këtë process mund të ndalët tërësisht.

Mjafton të thuhet se ndjenja se nuk jemi te lumtur fillon në atë mënyrë që mendimet tona janë të zeza ose që u përmbahemi disa qëndrimeve të cilat tshmë na  kaluan në shprehi si për shembull, ajo ndjenja negative se e tëra  do të mbarojë keq, ose të tjerët fitojnë atë që nuk e meritojnë, ndërsa ne nuk na shkon përdore të fitojmë as atë që e meritojmë.

Pakënaqësia jonë  fillon kur vetëdija na mbushë me ndjenja të tilla  siç janë urrejtja, dashakeqësia ose mërzia. Në procesin e fillimit të pakënaqësisë sonë gjithnjë kanë rëndësi këta dy faktorë:frika dhe shqetësimi..

Duhet thënë se pjesën më të madhe të pakënaqësisë  se vet qenia njerëzore e krijon vetë.  Por si të arrijmë të krijojmë lumturine e jo palumturinë?

Shprehia të jemi të lumtur arrihet thjeshtë nëse përpiqemi që mendimet t’i kemi të kthjella. Paramendojeni një varg mendimesh të këtilla dhe të t’ju kalojnë ato disa herë gjatë sëcilës ditë përmes vetëdijes. Nëse ndonjë mendim i rëndë bredhë rastësisht në mesin e tyre, me përpjekje të vetëdijshme menjëherë ndërpriteni rrjedhën e mendimeve dhe atë të keqin mënjanojeni nga vetëdija, zëvëndësojeni me ndonjë mendim të kthjellët.

Çdo ditë  para se të ngriheni, rrini i shtrirë në shtrat i liruar dhe me qëllim “ushqejeni: vetëdijen tuaj me mendimet të kthjellëta. Nëpër vetëdijen tuaj le të kalojnë pamjet e çdo gjëje të bukur që prisni se do t’ju ndodhë atë ditë.  Kënaquni në gëzimin që jua bëjnë këto. Mendimet e tilla do të kontribuojnë që të ndodhë çdo gjë pikërisht kështu. Mos e pranoni mendimin se atë ditë do t’ju shkojë çdo gjë keq. Nëse ketë vetëm e thoni, në të vërtetë edhe mund të jetë ashtu. Nëse këtë vetëm e thoni, në të vërtetë edhe mund të jetë kështu. Do t’i tërhiqni  pothuajse pikërisht të gjithë shkaktarët, të cilët vetëm do t’u bashkohen rrethanave edhe ashtu të papërshtatshme për ju. Pas tërë kësaj, ju do ta pyesni veten: “Pse më shkon mbrapsht çdo gjë? Çka po ndodhë?

Të shkaktari i vërtetë gjurma çon drejtpërdrejt nga mënyra se si e filloni ditën në mendime. Nesë përpiqeni të bëni kështu: kur të ngriheni, thoni me zë tri herë këtë fjali : Kjo është dita që Zoti e ka bërë, lë të gëzohemi  dhe të ngazëllejmë në të”.  E tani vetëm bëjeni personale dhe thuajeni këtë “Do të gëzohem dhe do të ngazëllohem në të”.

Përsëritini  këto fjalë, me zë të qartë, duke vendosur, duke i besuar çdo fjale dhe duke e theksuar. Ndoshta në këto momente ende po thoni me vetën se këto gjëra nuk janë aspak të reja por, kur t’ia filloni të silleni kështu , do ta shihni se kjo është mënyrë tërësisht e re , ndryshe, e çuditshme e jetesës së lumtur dhe të sukseshme në raport më të gjitha të tjerat që i keni zbatuar deri më tani.

Natyrisht, që për të fituar forcën vepruese këto parime dhe për të qenë me të vërtetë efektive, ëshë e domosdoshme që edhe mendja jonë të jetë active. Nuk ka gjasë  të arrini rezultate të sigurta, madje as përmes parimeve shpirtërore, nëse nuk e keni forcën e shpirtit. Kur njeriu të ndjejë ndryshimin e fuqishëm shpirtëror në vete, shumë lehtë ia del që me sukses t’i zbatojë të gjitha idetë që çojnë kah lumturia. Nëse filloni të zbatoni  parimet shpirtërore, sado drejtpërdrejt që ta bëni  këtë, me kohë, në vete, ju do ta ndjeni forcën shpirtërore që nuk e kishit më parë. Atëherë do të shiheni se si do t’ju vërsulen  valët e mëdha të lumturisë, që si përjetuat ndonjëherë. Dhe këto valë nuk do të tërhiqen kurrë, përderisa Zoti të jetë në qendër të jetës tuaj./Unik Portal