Highlight

Mëso për Chakrat e tua

By Bleona Foniqi

February 21, 2018

Chakrat janë organe jofizike që transformojnë energjinë e papërpunuar në forma më delikate dhe të përdorshme energjie. Energjia e papërpunuar merret nga planeti nëpërmjet chakra-ve të vogla në këmbët dhe ushqehet në sistemin e chakrave kryesore. Chakra ka qenë tradicionalisht pjesë e filozofisë indiane, madje shpeshherë lidhet dhe me yogën dhe meditimin.

Teknikisht përkthimi i fjalës chakra do të thotë “rrotë”, duke ju referuar faktit që ajo vepron si një mekanizëm rrotullues brenda trupit të njeriut.

Chakrat janë qendra energjie në trup, të cilat marrin, asimilojnë dhe pasqyrojnë energjinë tonë.}

Sipas traditës së vjetër Tantrike secili prej nesh ka shtatë qendra energjie, të cilat janë të lidhura me organet kryesore dhe kontrollojnë pjesë të ndryshme të trupit.

Këto qendra bashkëveprojnë me trupin e njeriut në nivele fizike, emocionale, mendore dhe shpirtërore.

Chakrat janë të lidhura me palcën e kurrizit dhe me sistemin tonë nervor, nëpër disa gjëndra dhe nyje nervore. Sistemi i plotë i chakra-ve është jashtëzakonisht i ndërlikuar.

Ka 7 chakra të mëdha dhe mbi 300 chakra të vogla në trupin njerëzor. Ka edhe disa chakra jashtë trupit. Harta të hollësishme të sistemit të chakrave dhe të meridianëve dhe rrugëve ndërlidhëse janë përdorur për mijëra vite në misticizmin dhe mjekësinë e Lindjes.

Duke e ditur se chakrat janë qendra jo fizike, ato duhet një metodë po ashtu jo-fizike për t’i nxitur. Kjo bëhet me përqendrimin e vëmendjes në zonën e një chakre duke përdorur mendjen për ta ndikuar. Duke lëvizuar pikën e vëmendje suaj në vendin e një chakre dhe duke e hapur në mënyrë mendore me duart e tua imagjinare, e stimulon chakra drejtpërdrejt.

Mos harro, gjithmonë përdor vëmendjen për frymëmarrjen për t’u ndihmuar duarve të ta imagjinare për të tërhequr energji në çdo chakra, dmth, tërhiqe energjinë lartë, kur merr frymë dhe mbaje kur lëshon frymë.