Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Mësime për jetën nga Steve Chandler

Steve Chandler

Steve Chandler është një nga autorët bestseller të Amerikës, librat e shumtë të të cilit, përfshirë “100 mënyra për të motivuar të tjerët”, “Menaxheri i mosndërhyrjes” dhe “Rikrijoni veten tuaj”,janë përkthyer në më shumë se 25 gjuhë, me tituj bestseller në Kinë dhe Japoni.

Ai është gjithashtu një spiker i njohur publik në të gjithë botën dhe ka qenë i ftuar në qindar emisione në radio dhe televizion.

Chandler ka qen i ftuar për të mbajtur leksione në Universitetin e Santa Monica-s, ku jep mësim në kuadrin e programit të diplomimit për lidershipin e fokusuar te shpirti njerëzor. Ai ka qenë trajner këshilltarë në mbi 30 kompani, në të gjithë botën.

“100 mënyra për të motivuar veten” ju ndihmon të depërtoni  përmes barrierave negative dhe t’u zhdukni mendimet pesimiste që po ju pengojnë të arrini objektivat  dhe ëndrrat tuaja. Libri përmban teknika dhe ëndrrat tuaja.

Mësimet më të rëndësishme të tij nga libri “100 mënyra për të motivuar vetën”, janë:

Gjeni çelësin e suksesit

Chandler thotë se çelësi I suksesit është mënyra e të menduarit. E vetmja gjë mbi të cilën keni kontroll të plotë ëshë gjendja e juaj mendore.

Zgjidhë të rrish me njerëz të lumtur

Largohuni me mirësjelljë nga miqtë që nuk i mbështesin ndryshimet në jetën tuaj. Rrugën tuaj të re të motivimit ata do ta shohin si një dënim për mungesën që kanë. Me mënyra dinake, ata do t’ju kthejnë siç ishit.

Vraponi drejt frikës tuaj

Seketreti më i ruajtur i botës është në anën tjetër të frikës  tuaj, ku atje dicka të sigurt dhe të dobishme që po ju pret. Sikur të kaloni qoftë edhe një vijë të hollë frike, keni për të rritur vetëbesimin në aftësinë tuaj për të krijuar jetën tuaj.

Shërbeni dhe pasurohuni

Një mënyrë  e mirë që të motivoni veten është të rrisni  rrjedhshmërinë  e parave në jetën tuaj.

Shumica e njerëzve kanë silklet edhe të mendojnë kështu. Ata nuk duan të “mendojnë  dhe të pasurohen”, sepse mendojnë se do të dukën si egoist dhe lakmitarë. Mos haroni, që rruga për të mos qenë i varfër shkon gjithmonë përmes marrdhënieve profesionale në jetën tuaj./Unik Portal/