Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

Meredith Perry dhe historia e valëve wireless

Meredith Perry

Ne vitin 2011 një studente në vitin e fundit të universitetit e quajtur

Meredith Perry

vuri re se teknologjia kishte diçka që nuk shkonte. Ajo nuk kishte nevojë për një kabllo për të bërë telefonata apo për tu lidhur me internetin. Çdo gjë që dikur lidhej me tela, tani ishte wireless përveç diçkaje. Ulur në dhomën e saj të konviktit, asaj i dukej sikur kablloja elektrike që ushqente pajisjet e saj me energji përmes prizës, ishte si një litar që e mbante lidhur pas murit. Ajo donte energji wireless.

Filloi të mendonte për mënyra që mund të përçonin energjinë përmes ajrit. Sinjali i telekomandës së televizorit ishte tepër i dobët, valët e radios ishin të papërshtatshme dhe rrezet X ishin shumë të rrezikshme. Pastaj, ajo zbuloi një pajisje që mund të shndërrontë dridhjet fizike në energji. Nëse e vendos këtë pajisje, e zëmë, poshtë një treni, ajo mund të mbledhte energjinë e gjeneruar nga lëvizja e trenit. Edhe pse nuk ishte praktike që njerëzit të mblidheshin rreth trenave për të shfrytëzuar energjinë, ajo kuptoi se tingulli lëviz në ajër përmes dridhjeve. Po sikur të përdorte ultratinguj, që janë të padukshëm dhe nuk lëshojnë zë, për të gjeneruar dridhje në ajër dhe t’i kthente ato në energji wireless?

Profesorët e fizikës i thanë se ishte e pamundur. Inxhinierët e ultratingujve po ashtu ishin të mendimit se një gjë e tillë nuk bëhej dot. Disa prej shkencëtarëve më të përmendur të botes i thanë se po humbiste kohë. Megjithatë, ajo fitoi një konkurs për shpikjën më të mirë, dhe një gazetar i kërkoi të paraqiste një prezantim provë të teknologjisë së saj në një konferencë digjitale, katër javë më vonë.

Perry u përball me një bersion ekstrem të sfidës së cdo origjinali, që është mposhtja e skepticizmit të aksionerëve kryesore. Përpjekjet e saja të para nuk dhanë rezultat. Ajo kontaktoi specialistë teknikë të cilet në çast vërejtën të metat në anën matematike dhe fizike dhe as që deshën të punonin më me të. Pasi i kishte provuar të gjitha, Perry bëri një lëvizje që binte ndesh me çdo gjë që kishte mësuar rreth ndikimit. Ajo thjeshtë nuk u  shpjegonte më specialistëve planin e saj për të gjeneruar energji wireless, ajo jepte vetëm anët specifike të teknologjisë që donte. Ajo bindi dy specialistë akustikë të ndërtonin një transmetues, një tjetër të ndërtonte një marrës dhe një inxhinier elektrik të ndërtonte anën elektronike. Shumë shpejtë projektit të saj iu bashkuan matematikanë që e konfirmuan se idea e saj qëndronte teoritikisht, duke formuar kështu kompaninë Ubeam./UnikPortal/