Highlight Ushqehu shëndetshëm

Mënyrat më të mira për të larguar pesticidet nga frutat janë…

pesticidet

Edhe ata që nuk janë shumë të kujdesshëm, padyshim që u japin frutave një pastrim të shpejtë poshtë rubinetit para se ti hanë.

Ky është një mund për të larguar jo vetëm papastërtitë por edhe pesticidet. Por sa efektive është kjo?

Sa duhet të jeni të shqetësuar për pesticidet në vend të parë?

Për fat të mirë, Unik Portal ju sjellë disa mënyra për të larguar pesticidet nga frutat para se ti hani.

Uji i pastër;

Uji i rubinetit mund të largojë deri në 20% të pesticideve, kurse uji i distiluar dhe i filtruar ka më shumë efekt. Lini frutat disa minuta në ujë që të ketë efekt më shumë.

Uthulla;

Një studim ushqimor theksoi se pastrimi i domateve me uthull largoi rreth 6 lloje të pesticideve përafërsisht deri në 94%. Dhe pastrimi i mollëve dhe dardhës me uthull rezultoi deri në largimin e pesticideve në masë prej 98%.

Soda e bukës;

Nëse leni mollët në ujë me sodë buke për rreth 15 minuta atëherë të gjitha pesticidet mund të largohen.

Sidoqoftë këto metoda nuk mund të largojnë pesticidet të cilat tashmë kanë depërtuar në brendi të frutave.