Highlight Modë & Bukuri

Mënyra se si po i pastroni flokët tuaj, është duke i dëmtuar ato

flokët

Ka shumë gabime që ju po i bëni me flokët e juaja. Nëse keni menduar që ti bëni flokët e juaj të duken më të shëndetshme, atëherë me siguri që keni menduar të blini një mal produktesh të shtrenjta. Mirëpo a e keni menduar ndonjëherë që është rutina juaj ajo që po dëmton flokun tuaj?

Një ndër problemet më të mëdha është shampo që ju përdorni, sa shpesh dhe lloji i tij.

Shumë shampo nuk janë të krijuar me detaje dhe si rezultat mund të largojnë vajrat e nevojshme nga lëkura e kokës. Kombinojeni këtë me sa shpesh i lani flokët e juaja, dhe rezultati mund të jetë i tmerrshëm.

Shumë njerëz i pastrojnë flokët e tyre çdo ditë, pra edhe përdorin shampo çdo ditë. Kjo ndikon në tharjen e flokëve tuaj. Edhe nëse shkruan në paketimin e shampos tuaj që ju mund ti pastroni flokët e juaja çdo ditë me të, kjo nuk është e rekomanduar.

Përdorni shampo dy deri në tre herë në javë. Kjo do të ndikojë që trupi të prodhojë më shumë vaj në fillim, mirëpo me kalimin e kohës lëkura e kokës do të adaptohet me këtë rutinë të re të larjes dhe kështu flokët e juaj do të bëhen më të shëndetshme me kalimin e kohës.