Highlight Storie Inspirimi

Mënyra se si ne zgjedhim ta shohim botën, krijon botën tonë!

botën

Kur ktheheni nga dielli, hijet gjithmonë bien mbrapa nesh.

Ajo që shihni dhe përballeni, rritet në jetën tuaj. Ajo që shpërfillini mbetet mbrapa jush. Por nëse ktheheni dhe shihni hijet, ato bëhen jeta juaj.

Shpesh herë priremi ta shohim vetën si viktimë. Në një formë të gjithë jemi viktima të një lloj abuzimi emocional, shoqëror, gjinor apo racor.

Kënaqemi kur hasim vështirësitë që kemi pasur në jetë dhe i kthejmë në padrejtësi të mëdha.

Në situatat kur ndihemi kështu duhet të shikojmë vetës kur jemi pranë diellit dhe hijet kanë mbetur mbrapa.

Pesimistët nuk qëndrojnë kundër jetës për shumë kohë, në veçanti kur ju vendos një pistoletë tek koka.

Krejt papritur ata mendojnë një milion arsye që të jetojnë. Këto një milion arsye janë gjithmonë aty, brenda nesh, gati për t’u thërritur.

Pesimizmi ynë zakonisht është një fasadë false për të tërhequr keqardhje.

Sa herë të mendoni se ju  i keni punët më së keqi, që juve gjërat s’po ju ecin mbarë, qëndroni pranë diellit dhe shihni hijet mbrapa jush.

Ju mund të gëzoni këto rreze dielli dhe të lini problemet me një anë. Gëzoni ato që keni sepse mënyra se si ne zgjedhim ta shohim botën, krijon botën që ne shohim.