Highlight Lifestyle

Mënyra për të shkuar në shtrat më herët

mënyra

A zgjoheni vonë dhe keni problem për të shkuar në gjumë mbrëmjeve. Sigurisht që duke mos bërë gjumin herët, ditën tjetër mund të ndiheni më të lodhur dhe më pak produktiv, prandaj Unik Portal jus jell pesë truqe për të shkuar herët në shtrat.

Mos  përdorni telefonat një orë para gjumit

Përdorimi i teknologjisë mbrëmjeve  e bën trurin tuaj të mos përgatitet për gjumë.  Drita e telefonit  mund të shtypë prodhimin e melatoninës, një hormon që ndihmon në kontrollin e ciklit të gjumit dhe zgjimit të trupit tuaj. Për më tepër, nëse keni zakon të shikoni ndonjë film, ose të luani video lojëra, trupi juaj mund të prodhojë kortizol, një hormon stresi. Pra, gjëja më e mirë që mund të bëni është mbyllja e telefonit më herët. Shmangni përdorimin e tyre brenda një ore gjumë për ti lënë mendjes tuaj dhe trupin të pushojnë

Shkruani në një ditar

Kjo mund të duket si diçka që adoleshentët do ta bënin, por në fakt kjo funksionon mjaftë mirë dhe mund të përgatisë  trupin dhe mendjen tuaj për gjumë. Nuk ka asgjë të keqe  nëse shkruani mbi cdo gjë që keni kaluar gjatë ditës. Shkrimi i tyre do të thotë që ju mund t’i harroni ato përkohësisht. Në disa raste ky element mund tju bëjë më të fortë për t’u përballur me to.

Mos punoni nga shtëpia për punën

Kur të sjellësh punën tënde në shtëpi, do të tundoheni më të vërtetë. Kjo shtyn kohën e gjumit. Është koha të lëmë gjithçka në zyrë dhe të vazhdojmë me të ditën tjetër. Me të vërtetë gjithcka mund të presë. Mos harroni shëndetin tuaj, çdo gjë tjetër është më pak e rëndësishme.

Shmangni banjot  e nxehta

Ju mund të keni dëgjuar se një dush i nxehtë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Ndërsa mundet, ajo gjithashtu rrit temperaturën e trupit tuaj që e bën më të vështirë përgatitjen tuaj për gjumë. Nëse doni një banjë relaksuese, bëjëni atë një orë para gjumit.

 Zgjohuni gjithmonë në të njëjtën kohë

Zgjidhja më e mirë për të shkuar në shtrat herët është ngritja në të njëjtën kohë çdo mëngjes. Nuk ka rëndësi se sa të lodhur jeni, në fillim. Përfundimisht, trupi juaj do ta bëjë rutinë këtë.

Është koha të kujdeseni për shëndetin tuaj. Gjumi i mjaftueshëm është mënyra më e mirë për ta bërë trupin dhe mendjen tuaj shumë funksionale./Unik Portal/