Highlight Storie Inspirimi

Mënyra magjike për të zhdukur negativitetin

negativitetin

A a ndjeni negativitetin brenda jush? A po kërkoni një mënyrë magjike për ta zhdukur atë?

Çdo ditë kemi situata të vështira. Një marrëdhënie në krizë. Ndonjë vështirësi ekonomike.Një problem shëndetësor apo një vështirësi në punë. Situatat negative që krijohen janë rezultat i mungesës së shprehjes së mirënjohjes për një kohë të gjatë.

Ne duhet të tregohemi të vëmendshëm e mirënjohës për çdo gjë të mirë që kemi në jetën tonë. Ndonjëherë nuk jemi  pa dashje.

Ne tregojmë se të gjitha këto të mira nuk i kemi vlerësuar ashtu siç duhet. I kemi quajtur si gjëra normale, që na takojmë ti kemi.

Këto lloj mendësishë janë shkaqet kryesore të situatave negative me të cilat përballohemi gjatë jetës.

Kur nuk i vlerësojmë ashtu siç duhet të mirat që kemi, do të thotë që nuk tregohemi mirënjohës për to.

Duke mos u treguar mirënjohës, jemi pikërisht vetë ne që e ndalojmë funksionimin e magjisë në jetën tonë.

Magjia bën punën e saj dhe jeta jonë lulëzon kur ne i falënderojmë të tjerët dhe ndihemi thellësisht mirënjohës ndaj tyre. Kur ne i anashkalojmë e nuk i vlerësojmë të mirat që kemi.

Magjia pushon së funksionuari dhe jeta jonë merr të tatëpjetën.

A jeni thellësisht mirënjohës për shëndetin e mirë që gëzoni?

Apo kujtoheni ta vlerësoni rëndësinë e tij vetëm kur nuk ndiheni mirë dhe keni ndonjë dhimbje?

A jeni mirënjohës që keni një punë, apo e kuptoni se sa e rëndësishme është kjo kur dëgjoni se do të bëhen shkurtim?

A ndieni mirënjohje sa herë që e merrni rrogën?

A jeni mirënjohës që keni marrëdhënie të shëndetshme me njerëzit tuaj të afërt?

A jeni mirënjohës që jeni gjallë e të gjitha organet e trupit tuaj funksionojnë sic duhet, apo të gjitha këto ju duken krejt normale?

Kur nuk e vlerësoni rëndësinë e të gjitha këtyre që u përmendën më lart, juve ju mbulojnë mendime pesimiste. Dhe kështu filloni të ankoheni ose me mendje, ose edhe me zë.

Sipas Ligjit të Tërheqjes kur ankoheni ju tërhiqni drejt vetes edhe më shumë gjëra negative e për pasojë do të ankoheni edhe më shumë!