Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Mënyra ideale për ti thënë “Natën e mirë” partnerit tuaj

mënyra

Nëse keni dikë të veçantë në mendjen tuaj, nganjëherë mënyra më e mirë për të përfunduar ditën është një teskt i bukur në mbrëmje. Është një mënyrë e shkëlqyer dhe e thjeshtë për t’u treguar atyre se po mendoni për ta dhe  se ata janë persona me vlerë për ju. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie me ta ose shpresoni së shpejti, kjo është një gjë e mrekullueshme për të bërë. Ju do të merrni një nxitim ndjenjash duke ua bërë  me dije  atyre  po mendoni për ta dhe ata do të ndihen me të dashur nga ju. Dhe, sigurisht mbrëmja bëhet edhe më e ëmbel nëse personi i dashur ju kthen juve po ashtu një mesazh.

Derisa  ju mund të dëshironi të dërgoni atyre një mesazh, ndonjëherë sikur jeninë dilemë se çfarë teksti do të dërgoni, sepe gjithmonë bëhet fjalë për përshkrimin e ndjenjave tuaja në pak rreshta.

Unik Portal ju sjell disa shembuj mesazhesh që mund t’ua dërgoni të dashurve tuaj për natë të mirë dhe gjumë të ëmbel.

“Të dua, i/e ëmbli im”

“Nuk mund të fle pa të treguar sa shumë më mungon. Natën e mirë dashuria ime”

“Çdo ditë të dua më shumë. Edhe sot të dua më shumë se dje.Nuk po më pritet deri nesër, të të dua më shumë”

“Fillova të numëroja yjet një nga një në qiell, dhe në secilin dhash nga një arsye pse të dua kaq fort”

“Natën e mirë dashuria ime, gjithçka  e imja.Fli mirë dhe më ëndërro”

“Ti je e gjithë bota për mua, mos e harro këtë. Ëndrra të bukura”

“Duke e menduar dashurinë për ty as gjumi spo më zë”

“Ti je sonte në zemrën time, nesër dhe përgjithmonë. Ëndrrat të ëmbla”

“Më trego çdo ditë pse duhet të të dua edhe më shumë se kaq, ndërsa unë do të kaloj çdo ditë duke të dhënë nga një arsye për të më dashuruar më shumë”

“Unë e di se ti je ai që më bëhen të ndihem e përmbushur.Unë nuk mundem  pa ty. Natën e mirë”