Highlight UNIK +

Mënyra e të menduarit përmes ndjenjave tona

Xhuli Spahiu

Motivuese

Çdo gjë që na ndodhë gjatë jetës, është tërhequr nga menyra e të menduarit tonë. Duam apo nuk duam t´a pranojmë këtë, ky është një realitet i cili nuk mund të jetë ndryshe. Sa me parë që bindemi dhe besojmë tek vetja e tek mendja jonë dhe e pranojmë këtë konstatim, aq me parë jeta jonë do të transformohet, drejtë pozitivitetit e të mirave që na sjellin lumturinë. Ne definitivisht i kemi mundesitë të zgjedhim mënyren e të menduarit e cila do të bëhet një realitet i mirë apo jo i mirë në përvojen tonë.

Që ta zgjedhim mënyrën pozitive e të këndshme të mendimeve tona, me parë duhet kontrolluar përmbajtjen, vlerën dhe rendësinë e tyre. Shpesh herë mendojmë në gjërat negative dhe bindemi që është e pamundur të bëjmë kontrollin dhe vleresimin e asaj sasie të madhe mendimesh, që prodhohen brenda një dite nga kokat tona edhe pse ndjenjat reagojnë pozitivisht e në mënyrë të drejtë e me optimimizëm sipas përmbajtjes, rëndesisë dhe vlerës që kane ato,dhe atëherë i dijmë vlerën se me anë të pozitivitetit në mendjen tonë arrijmë atë qe edhe e deshirojm.

Shpesheherë ndodhë që mos ta vlerësojmë anën pozitive aq sa duhet, rendësinë që kanë ndjenjat tona në krijimin e një jete sa më komode e sa më të lumtur, përmes kontrollimit të mënyres së të menduarit tonë. Sipas mënyres së të menduarit,qoftë pozitive apo negative ai mendim, shfaqet edhe në mënyrat e transformimit të menduarit e ndjenjave tona, që na bëjnë të ndjehemi herë mirë e herë keq,herë të gëzuar e herë të pikëlluar ashtu sipas përmbajtjes që kanë mendime tonat. E pamundshme është të ndjehemi mirë e të lumtur, kur në të njejtën kohë, prodhojmë mendime negative, dhe e njëjta gjë na ndodhë edhe kur të ndjehemi të pikëlluar e në ato qaste prodhojmë mendime pozitive.

Nëse qëndrojmë në frekuencen e mendimeve negative, do të përballemi me përjetimin e ndjenjave të pakëndshme, të cilat na bëjnë jetën tërësisht të pakëndshme,të vështirë dhe të pikëlluar e duke na shkatërruar edhe shëndetin tonë fizik dhe atë psiko-social, përmes ballafaqimit me mërzinë, frikën, zemërimin,hidhërimin,pikëllimin, urrejtjen dhe xhelozinë si produkte të mendimeve negative. Se në cilën frekuencë të mendimeve gjendemi, ndjenjat janë ato të cilat na lajmrojnë përmës ndjeshmërise së tyre, të kendshme apo të pakëndshme, pozitive apo negative të cilat varen tërësisht nga përmbajtja dhe vlera e mendimeve tona.

Po deshëm të përballemi me përjetimin e ndjenjave të këndshme, duhet t´a ndërrojmë frekuencen e mendimeve negative në atë pozitive, që t´a bëjmë jetën tonë më të kendshme e më të lumtur dhe shëndetin fizik e psiko-social më të fortë, përmes ballafaqimit me entuziazmin, gëzimin, mirënjohjen, krenarinë, optimizmin, vullnetin, ngazëllimin dhe dashurinë ndaj punës, mësimit, dijes, njerëzve, familjes, vetës dhe jetës. Nëse respketi dhe dashuria janë emocionet më të bukura e më të vlefshme, do të ishte e ndershme dhe e vlefshme për ne, që mendimet tona të mbushen sa më shumë me respekt e dashuri ndaj njerëzve, gjërave, punës, dijes, drejtësise, moralit, besës dhe atëdhe-dashurisë. Forca e mendimeve tona të mbushura me respekt e dashuri, do të na bëjë më të fortë, më të lumtur, më të shëndetshëm dhe me krenarë gjatë gjithë jetës.