Highlight Të tjera

Mendja e një abuzuesi: “Unë kam të drejtë të të dënoj”

abuzuesi

Abuzimi ka të bëjë me të drejtën. Nëse ju keni të bëni me një abuzues atëherë duhet të jeni të bindur se ai e justifikon vetën në mënyrë që të abuzoj me ty. Ai e bën këtë sepse brendia e shtynë ta bëjë këtë. Ai mendon që pikërisht ju e keni çmendur, kështu që ai plotësisht ka të drejtë t’ju ndëshkojë varësisht prej rastit.

Ai nuk e sheh veten si abuzuesi.

Madje ai shkon edhe më larg duke menduar se ai nuk është sikur abuzuesit e tjerë të dhunshëm me gratë e tyre.

Ja arsyet pse një abuzues shkakton dhunë;

  1. Kontrolli

Ju mund ti keni kërkuar atij që të kaloj disa momente me ju, por ai edhe për këtë mund të acarohet sepse ndjenë që kështu po e vini nën kontroll. Në momentin që ju nuk I bindeni ai do të jetë i dhunshëm. Ju kërkoni respekt, trajtim njerëzor, por ai s’mund të ju ofrojë këtë.

Sado që përpiqeni të  çliroheni nga kontrolli i tij, ai nuk ua lejon këtë. Më e keqja ndodhë në herën e parë, kur ai bërtet si i çmendur dhe ju qani. Në momentin që qani, e bëni atë të jetë edhe më i dhunshëm, sepse këtë ai  sheh si nënshtrim.

  1. Qëllimi i tij; të të shtypë ty

Asnjë rezistencë nuk  e toleron.  Asnjë rebelim. Është e drejta e tij e dhënë nga Perëndia për të kontrolluar ty dhe për të shtypur ty ashtu siç dëshiron, dhe nuk ke të drejtë të ngrihesh në këmbë për veten apo të jesh i pakënaqur me të. Ai kështu e mendon raportin me ty.  Ju jeni një fëmijë i pabindur që duhet të rrihet që të nënshtrohet.  Ju nuk jeni duke e bërë atë që ai dëshiron, dhe zemërimi i çmendur që sjell kjo është i tmerrshëm.

Në atë moment, ai duket i aftë për ndonjë gjë. Ju keni gjetur gjithnjë e pamundur të imagjinoni se si një partner, një burrë, mund të rrahë egërsisht të dashurën apo gruan e tij. Në atë çast – atë moment surreal, të pabesueshëm e kupton. Dhe ajo që është më e tmerrshme, kur mendoni për atë më vonë, është realizimi i frikshëm që ai ndjehet plotësisht i drejtë për atë reagim.

3.Abuzim është gjithçka që ai dëshiron

Abuzuesit i mjafton dhuna që të shkakton. Në fakt ai nuk dëshiron tjetër gjë me ty. Ai përmbushet teksa ju bërtet dhe godet. Për të ju jeni vegla e shfryrjes së egërsisë së tij. Për ta kjo është zbavitje. Prandaj asnjëherë mos qëndroni me një person të tillë sepse ai asnjëherë nuk mund të ndryshojë. Për të abuzimi është ushqim dhe dashuri.