Highlight Meditimi

Meditoni për të ngadalësuar procesin e plakjes

meditoni

A e keni menduar ndonjëherë se meditimi mund t’ju ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjës dhe ndoshta përmes tij mund të arirni rezultatet pa shpenzuar shuma të tëra parashë dhe pa eksperimente të dhimbshme por edhe të rrezikshme.

Provoni të meditoni 30 minuta në mëngjes dhe 30 minuta në mbrëmje, dhe mbas 30 ditëve do të filloni të vëreni ndryhsimet te vetja.

Studime në Universitetin e Kalifornisë, Davis, kanë treguar se meditimi përmirëson aktivitetin e enzimës telomeraza, që ndërton dhe zgjat telomerët, sekuenca të ADN-së që ndodhen në fund të kromozomeve. Prania dhe gjatësia e telomerëve në një qelize është e lidhur drejtpërsëdrejti me jetë gjatësinë saj.,

Ndoshta do t’ju duhet kohë,sepse asgjë nuk ndodhë brenda një dite të vetme, por duke e ditur që meditimi mban zemrën të mbushur me qetësi dhe durim, kjo mund të ndikojë edhe nga jashtë dhe padyshim që do të japë rezultatet e veta.

Rasti i Benjamin Button i cili po rinohej derisa vitet po kalonin gjithmonë është komentuar me interes. Sepse, njerëzit po shihnin çdo ditë një njëri të moshuar por me një lëkurë të re. Amerikanët shpenzojnë mbi 10 miliardë dollarë çdo vit për procedurat invazive kundër plakjes si botoxi dhe mbushësit e tjerë të fytyrës dhe trupit.

Meditimi stimulon gjëndrën pineale për të prodhuar melatonin, edhe pse shkencëtarët nuk janë të qartë saktësisht se si. Studimet kanë treguar se nivelet e melatonin rriten menjëherë pas meditimit. Melatonina është hormon ndër më të  njohurit për kontributin e tij në një gjumë të mirë të natës, por është gjithashtu përgjegjës për shumë çka tjetër. Dhe, melatonina ngadalëson procesin e plakjes dhe rigjeneron sistemin imunitar. Ky hormon i pabesueshëm gjithashtu ka aftësinë për të riparuar qelizat e dëmtuara që janë produkt i plakjes.