Meditimi

Meditimi, si një formë vetëshëruese

Derisa jeni në fazën kur po provoni ta bëni pjesë të jetës suaj meditimin, ju mund të mendoni se kjo gjë është e vështirë, megjithatë kur të mësoni më shumë për të mirat që do të përfitoni nga të praktikuarit e meditimit, asgjë nuk do t’ju duket kaq e vështirë.

Meditimi do të reduktojë stresin tuaj. Meditimi ka efekt të drejtpërdrejtë në sistemin nervor duke reduktuar prodhimin e kimikateve që lidhen me stresin si kortizoli dhe duke shtuar prodhimin e serotoninës.

Meditimi forcon sistemin tuaj imunitar , duke reduktuar presionin e gjakut dhe duke ulur nivelin e kolesterolit.

Meditimi shpesh është dhe një formë shërimi i shpejtë i personave që vuajnë nga sëmundje jetë-kërcënuese. Pacientët e diagnostikuar me kancer e përdorin meditimin si një formë rikuperimi të shpejtë.

Të praktikuarit e meditimit do të përmirësojë gjumin tuaj. Nëse keni një mendje të trazuar, plot me mendime, meditimi është ajo çka ju duhet çdo ditë. Është gjithashtu një nga trajtimet më të fuqishme për insomnia-n.

Përmes meditimit ju do të ngadalësoni plakjen. Mosha biologjike në terma afatgjatë e medituesve është më e vogël se atyre që nuk kanë medituar asnjëherë. Besohet se arsyeja është reduktimi i prodhimit të radikaleve të lira gjatë meditimit.
Meditimit do t’ju shndërroj në një person me qëndrueshmëri emocionale dhe mendime pozitive. Meditimi rekomandohet si një trajtim i fuqishëm për njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe sidomos ata që nuk mbajnë nën kontroll zemërimin.