Highlight Meditimi

Meditimi ngadalëson procesin e plakjës së trurit

meditimi

Dihet që truri i njeriut  humb vëllimin me kalimin e kohës, por një lajm i mirë është se ai është në gjendje që të rifitojë aftësinë për të mësuar gjëra të reja gjatë gjithë jetës. Ka një mënyrëshumë të thjeshtë që do ta bëj trurin të qëndroj i freskët dhe kështu do të ngadalësoni edhe procesin e plakjes së tij.

Meditimi jo vetëm që zvogëlon stresin, rrit lumturinë dhe vetëdijen, por është mjaft i mirë për kujtesën tuaj. Një studim i Harvardit ka gjetur se duke medituar tri here në javë, në seanca me nga gjysmë ore, pjesëmarrësit kishin rezultate shumë të mira për sa i përket kujtesës e jo vetëm.

Meditimi është  është një mënyrë përkushtimi ose ushtrimi mendor dhe shpirtëror, në të cilin njeriu përqendron mendjen e tij në një pikë të vetme (fjalë, fjali, emër), për të arritur një gjendje apo shkallë më të lartë të vetëdijes shpirtërore.

Prandaj, mos e kurseni vetën nga kjo gjë, sepse të mirat e praktikimit të meditimit janë tepër të mëdha dhe pavarësisht të gjithave meditimi nuk ju kushton asgje dhe mund ta bëni kudo./Unik Portal/