Highlight Meditimi

Meditimi, hap pas hapi

meditimi

Ju me siguri që keni dëgjuar për të mirat që sjellë meditimi në jetën tonë, por a keni menduar ndonjëherë të filloni praktikimin e tij? Mësoni çdo gjë që duhet të dini rreth procesit të meditimit duke filluar nga pozicioni e deri tek arritja e “Samadhi”, supërnënndërgjegjjies.

1. Vendi; Gjeni vendin tuaj të pëlqyer për të medituar, atmosfera që ju krijoni do t’iu ndihmojë të qetësoni mendjen.

2. Koha; Zgjidhni kohën perfekte kur mendja juaj është e lirë nga obligimet ditore, mëngjeset apo mbrëmjet janë ideale.

3. Shprehitë; Nëse ju e keni bërë zakon të meditoni në kohën e njëjtë dhe vendin e njëjtë çdo ditë atëherë do t’iu ndihmojë të bëheni gati për meditim më lehtë.

4. Pozita; Ulu me shpinën drejtë, qafa dhe koka po ashtu duhen të jenë në vijë. Drejtoni shikimin tuaj nga lindja apo veriu.

5. Frymëmarrja; Rregulloni frymëmarrjen tuaj, filloni duke marrë frymë thellë për një minutë pastaj ngadalësoni.

6. Mendja; Jepni mendjes tuaj instruksione që të qëndrojë e qetë përgjatë meditimit.

7. Pika fokuse; Tani mendoni për pikën e fokusit që mund të jetë në mes të vetullave tuaja ose në mes të gjoksit.

8. Objekti; Zgjidheni një objekt si një lloj mantra, për tu fokusuar në të. Mund të jetë dashuria, pasioni për diçka, ose një simbol që do të thotë shumë për ju.

9. Lë hapësirë; Lëre mendjen tënde të ketë hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur në fillim. Le të shkojë ku të dojë, pasi që përfundimisht do të pushojë në një vend të caktuar teksa frymëmarrja juaj bëhet më ritmike.

10. Distancohu; Nëse mendja juaj do të lëvizë vazhdimisht, atëherë thjeshtë distancohuni dhe shikojeni atë objektivisht, sikur të ishit duke shikuar një film.

11. Mendimet e pastra; Meditimi vjen atëherë kur ju arrini një gjendje me mendime të pastra por prapë jeni në dijeni të dualitetit, se mendja juaj dhe trupi juaj janë dy.

12. Samadhi; Pas shumë praktikash, dualiteti zhduket dhe ju bëheni një, atëherë keni arritur gjendjen e supërnënndërgjegjies ndryshe të quajtur “Samadhi”.