Highlight

A mund të lirohet stresi përmes meditimit?

By Bleona Foniqi

January 26, 2018

 

Stresi është tension trupor ose mendor që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm fizikë, kimikë ose emocionalë.

Kjo sigurisht lë të nënkuptojmë se stresi është i dëmshëm. Ka edhe rastet kur është i dobishëm, bie fjala kur jemi në tension për ndonjë projekt ose detyrë, shpesh na shtynë ta bëjmë më mirë një punë dhe të japim gjithë energjinë tonë për të,  por në të shumtën e rasteve stresi dëmton njerëzit.

Studiuesit tregojnë se ndikimi i dëmshëm i stresit fillon të shfaqet vetëm atëherë kur ai është shumë i madh ose kur nuk e përballon siç duhet.

Por, a mund të lirohet stresi përmes meditimit?

Meditimi mund të zvogëlojë drejtpërdrejt nivelet e hormoneve të stresit. Për shkak se çdo individ është i ndryshëm, efektet balancuese të meditimit  mund të sjellin përfitime të ndryshme për njerëz të ndryshëm, p.sh: më pak dhimbje koke, përmirësim i gjumit, rritja e energjisë ose përmirësimi i marrëdhënieve. Gjithsesi, një përfitim që ndajnë shumica e njerëzve është se ata përgjithësisht mund t’i përballojnë më mirë situatat stresuese pas një seance meditimi.

Ne e dimë se tingëllon e vështirë, ne të gjithë jemi të stresuar dhe duket e pamundur ta largojmë atë.  Por, e gjitha që duhet është 25 minuta meditimi tri ditë me radhë për të reduktuar ndjeshëm stresin. Kështu thotë një studim i Universitetit “Carnegie Mellon”.