Highlight Meditimi

Meditim për ëndrra të ëmbla

ëndrra

Nëse ndani vetëm disa minuta para se të flini për të medituar, do t’iu ndihmojë që të jeni më të relaksuar dhe të shihni ëndrra më të bukura gjatë natës. Lejoni që këto teknika meditimi të ju ndihmojnë të harroni të kaluarën dhe të largoni gjithë stresin gjatë natës. Kjo është koha juaj që të jeni në paqe me veten.

1. Mbyllni sytë.

Filloni me disa frymëmarrje të lehta e të thella, ndjeni trupin tuaj që po relaksohet kompletisht. Me vetëdije të plotë largoni cdo tension në muskujt e tuaj, dhe vazhdoni të merrni frymë thellë ngadalë dhe butësisht.

2. Thuani vetes me zë të lartë “Unë largoj të kaluarën dhe të gjitha pendimet.”

Unë jetoj vetëm në këtë moment, të quajtuar ‘tani’ ku jam në paqe dhe i lirë nga të gjitha pritjet.

3. Merrni frymë thellë.

Merrni frymë thellë dhe duke lënë frymën të dalë jashtë, me vetëdije të plotë lëreni që e kaluara dhe e ardhmja të largohen, duke vizualizuar gjithë energjinë, mendimet dhe emocionet negative duke lënë trupin tuaj dhe duke u tretur në një dritë të bardhë.

Kur të ndiheni të lirë nga të gjitha mendimet negative, gjumi juaj do të jetë shumë më i qetë dhe të nesërmen në mëngjes do të ndiheni më të lumtur