Highlight Modë & Bukuri

Maskat për fytyrë të shkëlqyer që mund ti bëni vet

fytyra

Fytyra juaj me të vërtetë ka nevojë për shumë kujdes, sidomos kur të arrini moshën pas 30-ave. Për të pasur një fytyrë sa më të shkëlqyer e me një rrezatim vezullues atëherë ju duhet ti kushtoni më shumë kohë lëkurës suaj. Mësoni disa nga maskat që mund ti përdorni dhe si ti bëni ato vet në shtëpi me vetëm disa përbërës të thjeshtë:

1. Maska për pore të zgjeruara.

Këtë maskë mund ta përdorni në rast se keni pore të zgjeruara në fytyrën tuaj. Përbërësit janë mjaft të thjeshtë:

1 e bardhë e vezës;
½ e lugës së çajit mjaltë;
¼ e lugës së çajit lëng limoni;

Vendoseni këtë maskë dhe lëreni të veprojë në fytyrën tuaj për rreth 10 minuta. Pastrojeni me ujë dhe përdorni krem hidratues pas pastrimit.

2. Maska për largimin e pikave të zeza.

Nëse keni probleme me pikat e zeza në zonat siç janë hunda, balli etj., atëherë kjo është maska e duhur për ju. Të gjitha që ju duhen janë:

1 lugë gjelle mjaltë;
1 lugë çaji qumësht;
Pambuk;

Përzijeni mjaltin me qumësht dhe vendoseni në zonat ku keni më shumë pika të zeza. Lëreni që të veprojë rreth 20 minuta. Pastrojeni me një pambuk.

3. Maska për lëkurë si të bebeve.

Nëse dëshironi një lëkurë të pastër të fytyrës suaj si ajo e bebeve e gjithë ajo që u nevojitët është:

2 lugë gjelle sheqer;
¾ e lugës së çajit vaj për bebe;

Fërkojeni lehtë këtë përbërje në lëkurën tuaj dhe pastrojeni me ujë të ngrohtë. Do të vëreni menjëherë dallimin,