Highlight Modë & Bukuri

Maska magjike për rritje të flokëve me vetëm tre përbërës!

Maska magjike për rritje të flokëve

A po përpiqeni ti rritni flokët, por thjesht nuk po ju rriten!

Kjo maskë është ideale për ju.

Duke kaluar vitet flokët  rrallohen dhe dobësohen. Por, nëse këto simptoma i hetoni më herët atëherë kjo është shqetësuese dhe ju duhet të shikoni mundësitë për të ndaluar rënien e tyre.

Humbja e tepërt e flokëve i atribuohet dietës së varfër ushqyese, stresit dhe faktorëve të tjerë të mjedisit.

Të provoni ta ndryshoni këtë gjë nuk do të thotë se ju duhet të shkoni menjëherë për të blerë produkte të shtrenjta.

Në vend të kësaj, filloni me diçka që mund ti’a bëni vetes nga përbërësit natyralë që nuk ndikojnë fare në buxhetin tuaj. Ky trajtim jo vetëm që do t’i rrisë flokët tuaj, por gjithashtu do t’i japë një shkëlqim dhe do të forcojë ato nga rrënjet.

Pas përdorimit të tij për një kohë të shkurtër, duhet të vëreni ndryshimet e para.

Herën tjetër kur je në supermarket, kap këto tri përbërës të thjeshtë: vezë, mjaltë dhe vaj ricini.

Merrni të verdhën e vezës, një lugë mjaltë dhe dy lugë vaj ricini dhe përzieni në një tas. Pas përzierjes së tyre të mirë, aplikoni përzierjen në rrënjë. Pastaj, pjesën tjetër të flokëve.

Mbështillni flokët me një peshqir dhe lini ashtu për disa orë, varësisht sa keni kohë.  Ju mund ta përdorni këtë trajtim deri në dy herë në javë.