Highlight Modë & Bukuri

Maska e kafesë për sy të ënjtur

sy

Sytë e ënjtur dhe rrathët e zi rreth syve tuaj ju bëjnë të dukeni të lodhur dhe me shëndet të dobët. Ka shumë ilaçe natyrale për të larguar këtë problem por maska e kafesë është njëra ndër më të mirat. Ne do t’iu tregojmë se si duhet të përgatisni këtë maskë.

1. Merrni pak piper të zi.

2. Merrni një lugë kafeje.

3. Përzini këta përbërës me ¼ të lugës së gjellës vaj kokosi.

4. Pastaj përzieni këtë përbërje me pak ujë.

5. Aplikojeni këtë pastë poshtë syve tuaj me kujdes dhe lëreni për 5-10 minuta.

6. Pas 5-10 minutash me një faculetë të lagur largojeni këtë pastë nga fytyra.

7. Aplikoni ca hidratues pas pastrimit të fytyrës dhe vazhdoni të aplikoni këtë pastë sa herë të keni nevojë deri sa rrathët e zi poshtë syve tuaj të largohen.