Highlight Natyrë & Turizëm

Mali Roraima, mrekullia e pa eksploruar

Mali Roraima

Roraima është është një mrekulli e pa eksploruar. Dikush e quan “të humbur” por ky vend është i vjetër rreth dy miliardë vjet.

Mali Roraima është  një nga formacionet më të vjetra gjeologjike në botë. Ky mal është kufiri natyror ndërmjet Venezuelës, Brazilit dhe Guajanës.  Shkëmbinjtë e kësaj pjesë arrijnë lartësinë e 400 metrave.

 

Këtu vërtetë fshihet një  botë e humbur. Roraima është vend me speciet më unike në planet. Është peisazh dramatik, i frikshëm për ta pushtuar. Vetëm alpinistët me përvoje të gjatë në alpinizëm kanë eksplozuar në këtë pjesë.

Roraima konsiderohet të jetë një nga formacionet gjeologjike më të vjetra të njohura në botë.

Këtu bie shi çdo ditë, prandaj këtu gjendën ujëvarat më të larta në Botë.

Në çdo pjesë të këtij mali gjeni lulen e jetës “Orkidea” e famshme dhe ngjyrime kristaleshë që vetëm këtij vendi i ka falë natyra.

 

Mali Roraima ka një bazë të shkëmbit të zjarrtë, me shtresa të rërës të çimentuara në krye.

Rreth 35 për qind e specieve në Malit Roraima janë endemike, si rrënja e bushit Roraima. Dhe 70 për qind e atyre që gjenden në tokën e Amerikës Jugore ekzistojnë vetëm në këto rrafshnalta.

Specie të tjera janë fosilet e gjalla, pothuajse identike me bimët dhe kafshët që tani janë zhdukur në pjesën tjetër të botës. Për miliona vjet, këtu ka pasur jetë, ani pse zonë malore e mbuluar me mjegull dhe larg syve të qytetërimit.