Highlight Modë & Bukuri

Maja buke për fytyrë pa rrudha!

fytyrë pa rrudha

Ju keni dëgjuar për maja buke të përdoret në shumë receta gatimi pra si për bukë, llokume, e shumë receta të tjera. Mirëpo a keni dëgjuar për recetën që do t’iu ndihmojë të zhdukni rrudhat një herë e përgjithmonë? Një recetë shumë e lehtë dhe e shpejtë që do t’iu ndihmojë të zbardhoni fytyrën tuaj dhe të keni një lëkurë më të shndritshme.

Përbërësit që ju duhen:

20g maja buke;

2 lugë çaji lëng limoni;

Mënyra e përgatitjes:

Përziejeni majën e bukës me lëngun e limonit dhe vendoseni në gotë të mbuluar me kapak. Këtë gotë vendoseni në një enë të mbushur me ujë të nxehtë. Lëreni për rreth 3 minuta.

Aplikojeni këtë maskë në lëkurë të thatë dhe lëreni për 20 minuta që ta ketë efektin e vet. Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Ju duhet ta përdorni këtë maskë për rreth 2 deri në 3 herë në javë dhe rezultatet do të jenë të pabesueshme e të mahnitshme!

Nëse ju pëlqeu ky artikull, lexoni edhe artikujt e tjerë të bukurisë në faqen tonë!