Shëndeti

Luftoni depresionin me Niacinë

Në botë jetojnë qindra miliona njerëz që vuajnë nga depresioni. Dhe njerëzit janë të preokupuar çdo ditë se si të luftojnë depresionin, që i bën ata të jenë pa disponim,pa apetit, luhatje në peshë, mendime negative deri te vetëvrasja.

Por, tashmë duket që është zbuluar një përbërës efektiv për ta larguar depresionin nga ju.

Qendra e Mjekësisë Ortomlolekurale së fundmi ka studiuar niacinën. Dhe ka ardhur në përfundim se ky përbërës është çelësi i paqes suaj mendore.

Niacina ose vitamina B3 është pjesë e kompleksit të vitaminës B. Por për vitaminën B3, trupi ka më shumë nevojë se sa për llojet e tjera të kësaj kategorie të vitaminave.

Teksa merrni këtë vitaminë, ju mund të ndjeni nxehtësi ose skuqje. Pasi zgjeron enët e gjakut, por kjo është dëshmi se ajo po e bën punën e vet. Kjo vitaminë merret gjithmonë pas buke.

Studimi po ashtu ka nxjerrë në pah se Niacina mund të përdoret edhe nga pacientet me çrregullime bipolare. Apo me skizofreni dhe çrregullime të ndryshme psiqike.

Bashkë me të  mund të përdoret edhe omega 3. Përdorimi i rregullt i kësaj vitamine dhe omegës 3 do të bëj që ju të ndiheni të çliruar nga mendimet negative dhe depresioni.

 

Vlera të Niacines do të gjeni edhe në disa ushqime. Të cilat mund t’i keni pjesë të tryezës suaj çdo ditë, siç janë: kërpudhat, shpargujt, elbi, bizelet e gjelbra, kikirikë dhe te kungujt.