Highlight Meditimi

Lloji më i mirë i meditimit për fillestarë

meditimi

Meditimi është  qasje për të trajnuar mendjen, ngjashëm me  palestrën është një qasje për trajnimin e trupit. Por ekzistojnë shumë teknika të meditimit dhe praktikat e ndryshme të meditimit kërkojnë aftësi të ndryshme mendore.

Është jashtëzakonisht e vështirë për një fillestar që të ulet për orë të tëra dhe të mos mendojë për asgjë ose të ketë një “mendje të zbrazët”. Ka disa dvd për fillestarë por mënyra më e mirë për të filluar meditimin është duke u përqendruar tek fryma – një shembull i një prej qasjeve më të zakonshme të meditimit: përqendrimit.

Meditimi i përqendrimit përfshin përqendrimin në një pikë të vetme. Kjo mund të sjellë pas frymëmarrjes, duke përsëritur një fjalë të vetme, duke ndezur një qiri etj.

Meqenëse fokusimi i mendjes është sfiduese, një fillestar mund të meditojë për vetëm disa minuta dhe pastaj të ndaloj e të provoj pas disa orësh prapë.  Në këtë formë të meditimit, ju thjesht ri-fokusoni vetëdijen tuaj mbi objektin e zgjedhur të vëmendjes sa herë që vëreni që mendja juaj po endet dhe që nuk po arrini të koncentroni. Në vend që të ndjekësh mendime të rastit, thjesht i leni të shkojnë. Përmes këtij procesi, aftësia juaj për t’u përqendruar përmirësohet.