Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Lista e zakoneve që po shkaktojnë rrudha në fytyrën tuaj

rrudha në fytyrën tuaj

Të gjithë duam ta mbajmë lëkurën të butë dhe të shkëlqyer. Blejmë produkte të shtrenjta për kujdes,  por shumë shpesh nuk vërejmë se disa nga veprimet dhe zakonet tona të përditshme shkaktojnë rrudha.  Pra nëse ndryshojmë mënyrën e jetesës dhe sjelljen tonë, do të kemi mundësinë të  shohim gjatë vetën në pasqyre pa rrudha.

Ne në Portalin Unik  vendosëm t’ju tregojmë se  cilat zakone provokojnë shfaqjen e rrudhave.
  1. Lani fytyrën tuaj shumë shpesh

Është mirë të mbani lëkurën e fytyrës të pastër veçanërisht nëse keni lëkurë me vaj ose të kombinuar  që është e prirur për puçrra .

Dermatologët  nuk e rekomandojnë përdorimin e një pastrimi të thellë më shumë se 2 herë në javë. Gjithashtu, nuk duhet të pastroni fytyrën tuaj metonik çdo ditë. Këto gjëra ndërhyjnë me mjedisin natyror të lëkurës, i cili redukton imunitetin e lëkurës dhe e mbi thanë atë, duke u bërë kështu numri një në listën e shkaqeve pse rrudhat shfaqen.

  1. Flini me fytyrë në jastëk

 

Shumë njerëz pëlqejnë të fjeturit përmbys.  Por duke bërë kështu, ne shtrydhim dhe dëmtojmë mekanikisht lëkurën, si dhe pengojmë qarkullimin normal dhe e privojmë atë nga oksigjeni gjatë natës.

Për të minimizuar rreziqet, zgjidhni një pozicion tjetër fjetjeje. Idealisht, ju duhet të flini në shpinë dhe me një jastëk sa më të rrafshët. Kjo do të ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë e butë dhe të qetë më gjatë. Përveç kësaj, kjo do të ndihmojë në shtrëngimin e qafës tuaj. Opsioni i dytë i mundshëm është duke fjetur në krah.

  1. Pini duhan

Nuk ka nevojë për të shpjeguar asgjë këtu. Nikotina dhe katra çajnë lëkurën, duke e bërë duhan pirjen të papërputhshme me dëshirën për të zgjatur rininë. Prodhuesit e cigareve madje shkruajnë për këtë në pjesën e jashtme të paketave të cigareve.

  1. Makë Up i tepërt

Grimi i tepërt gjatë gjithë ditës parandalon lëkura nga frymëmarrja. Kozmetologët rekomandojnë aplikimin e një kremi, baze të hollë sherku në mënyrën që fytyra e juaj të marrë frymë lirshëm. Është e rëndësishme që të aplikoni kozmetikë në mënyrë të saktë në mënyrë që të mos e dëmtoni lëkurën. Gjithashtu, është e nevojshme të pastroni fytyrën para se të flini.

  1. Qëndrimi i gjatë  në kompjuter

Kalojmë shumë kohë përpara pajisjeve të lëvizshme dhe ekraneve të laptopëve. Këto pajisje të zgjuara mund të dëmtojnë vërtet lëkurën tonë. Qafa është pjesa e parë e trupit ku do të vini re dëme.

Ju duhet të përpiqeni të bëni  masazh rregullisht fytyrës dhe qafës tuaj.Gjithashtu, përpiquni të mbani një kënd të drejtë midis qafës dhe vijës së mjekrës ndërsa punoni në një tavolinë.

  1. Dietë e varfër ushqimore

Yndyrnat janë shumë të rëndësishme për lëkurën tonë dhe bëhet e thatë dhe pa shkëlqim pa to. Peshqit, arrat dhe vaji i ullirit përmbajnë acide yndyrore që janë përgjegjëse për gjendjen e lëkurës dhe gjendjen e shëndetit tonë të përgjithshëm. Ato ndihmojnë vitaminat dhe ushqyesit e tjerë të asimilojnë dhe parandalojnë lëkura nga tharja.

  1. Dushi i nxehtë dhe banjot

Të bërit një dush të gjatë të nxehtë është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur pas një dite pune. Por për fat të keq, mund të shkaktojë probleme të lëkurës duke përfshirë paraqitjen e rrudhave. Uji i nxehtë I bën keq lëkurës duke reduktuar yndyrën natyrore,  zvogëlon vetitë mbrojtëse të tij, gjë që e bën atë plakët para kohë.

  1. Nuk mbani syze leximi ani pse mund të keni problem me shikimin

Njerëzit me shikim të dobësuar ankohen gjatë gjithë kohës. Kjo ndikon negativisht në gjendjen e lëkurës rreth syve të tyre dhe shkakton shfaqjen e rrudhave të fytyrës.Mos harroni të përdorni syze dhe lente kontakti, veçanërisht kur punoni përpara kompjuterit.

  1. Shtrydhja e puçrrave

Ne të gjithë e dimë se kjo është diçka që nuk duhet të bëjmë, por e bëjmë atë, herë pas here. Përveç rrezikut të infektimit, ne lëndojmë lëkurën kur shtrydhim puçrrat.

  1. Ndërroni rrallë mbulesat e shtratit

Një jastëk mund të jetë një burim rreziku për lëkurën tuaj. Jastëku mban çdo baktere, yndyrë dhe përbërje tjetër që lirohet nga flokët dhe lëkura. Gjatë gjumit, të gjitha këto mund të gjenden në fytyrën tuaj dhe elementet kimike që përmbajnë  produktet e kujdesit të flokëve mund të shkaktojnë plakje të parakohshme. Ndërroni mbulesat sa më shpesh.

  1. Përtypni çamçakëz vazhdimisht

Ata që janë mësuar të përtypin vazhdimisht  çamçakëz e kanë të vështirë ta lenë këtë shprehi. Por ju duhet të dini se përtypja e tepërt është e dëmshme për bukurinë tuaj.

.