Highlight Kura natyrale

Limonada me Livando për dhimbje koke dhe reduktim të ankthit

Limonada

Stresi tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve në Botë. Angazhimet ditore, puna, angazhimet familjare, teknologjia dhe përdorimi i saj i tepërt kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në mënyrën e të jetuarit. Njerëzit tani flejnë më pak, ecin më pak, hanë ushqim të shpejtë dhe bëjnë fare pak për të ruajtur shëndetin e tyre.

Dhimbjet e kokës dhe ankthi janë simptomat më të shpeshta që hasin në vecanti personat me dinamikë të madhe në jetë. Për fat të keq shumë prej nesh mundohemi të tejkalojmë këto simptoma në mënyrë të gabuar,duke pirë kafe, duke tymos dhe ndonjëherë me një gotë verë.

Sigurisht të gjitha mund të ndihmojnë gjatë ditës,por jo në afat të gjatë kohor.

Prandaj ne në “Unik” sot ju prezantojmë një mënyrë të shëndetshme për të  hequr qafe dhimbjen e kokës dhe ankthin. Ju i dini vetitë e jashtëzakonshme shëndetësore të Livandos. Me mbi 150 përbërës aktiv, vaji i livandës është një antidepresant efektiv, agjent anti-inflamator dhe sedimues.

Një numër studimesh kanë treguar se Livando mund të jetë i dobishëm në një sërë situatash kur keni problem me shëndetin, duke përfshirë pagjumësinë, humbjen e flokëve, ankthin, stresin dhe dhimbjet postoperative.

Në një studim të kryer në Universitetin e Floridës, hulumtuesit kanë zbuluar se vaji i livandos rdukton ankthin.

Vaji esencial i Livandos përmban veti anti-depresive dhe ndihmon në rastet kur vuani nga pagjumësia.

Prandaj, në këto ditë të nxehta vere, përgatitni vetës një limondë livandoje.

Kjo recetë do t’ju ndihmoj në luftimin e:

-Inflamacionit

-Dhimbjes së kokës

-Depresionit dhe ankthit

-Tensionit të lartë të gjakut

-Pagjumësisë