Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Ligji i tërheqjes ndihmon në krijimin e mendimeve të reja e pozitive

Ligji i tërheqjes

Ligji i tërheqjes thotë se tërhiqet ajo që është e ngjashme me veten. Me fjalë të tjera, ajo që mendoni në çfarëdo momenti, tërheqë drejtë vetës mendime të tjera të ngjashme me të. Ja përse sa herë që mendoni për një çështje që nuk është e këndshme, shpejt tërhiqen edhe më teper mendime të pakëndshme për atë temë. Brenda pak kohe jo vetëm që e shihni vetën të përjetoni atë që po përjetoni në këtë moment, por edhe duke kërkuar në të kaluarën për më shumë të dhëna që përshtaten me atë vibrim.

Shpejt e gjeni veten se po diskutoni për temën e pakëndshme me të tjerë dhe tani ata i shtojnë nga ana e tyre, shpesh duke kërkuar në të kaluarën e tyre … derisa brenda një periudhe të shkurtër kohore, shumë prej jush për çfarëdo subjekti mbi të cilin mendoni shumë gjatë, tërhiqni mjaft të dhëna mbështetëse që nxjerrin jashtë esencën e subjektit të mendimit në përvojën tuaj.

Është e natyrshme se duke e ditur se çfarë nuk doni, jeni të aftë të qartësoni atë që doni, dhe nuk ka asgjë të gabuar po të identifikoni një problem para se të filloni të kërkoni për një zgjidhje. Por, shumë njerëz, me kalimin e kohës, orientohen drejt problemit në vend të zgjidhjes dhe gjatë shqyrtimit dhe shpjegimit të problemit, ata vazhdojnë ta përjetësojnë atë.

Disa njerëz shqetësohen se ngaqë jjanë të sëmurë nuk mund të jenë mirë, sepse vëmendja e tyre tani është përqendruar te sëmundja dhe si pasojë, vëmendja ndaj sëmundjes sjell më tepër sëmundje. Dhe ashtu është. Por kjo do të ishte e saktë nëse ata do të kishin aftësinë të përqendroheshin vetëm mbi çka është në të tashmen. Ndërkaq, meqenëse është e munbud të mendoni për gjëra të tjera veç atyre që ndodhin pikërisht tani, është e mundur që gjërat të ndryshojnë. Gjithsesi nuk mund të përqendroheni vetëm mbi problemet aktuale dhe të arrini ndryshim.