lidhja e trurit me zemër

Highlight

Lidhja e trurit me zemrën!

By Edone Podvorica

May 08, 2018

Edhe popujt e vjetër ia kanë bashkëangjitur ndjenjat zemrës, pasi e kanë vërejtur se ky organ reagon fuqishëm në të gjitha ndjenjat.

I tillë është edhe mendimi tradicional në mjekësinë bashkëhore. Kërkimet e reja shkencore kanë treguar se lidhja ndërmjet trurit dhe zemrës është e dyanshme, e jo e njëanshme.

Zemra reagon me sinjale emocionale nga truri dhe ndikon në mënyrë të anasjelltë në sistemin e ndjenjave në tru.

Në sistemin e ndjenjave zemra është komponenti kyç.

Thuhet se zemra ka një rol kyç edhe për intuitën.

Zemra me trurin kuptohen në katër mënyra:nëpërmjet komunikimit neurologjik, komunikimit biofizik, komunikimit biokimik dhe komunikimit energjik.

Pikënisja  në mjekësnë klasike është se zemra është vetëm një organ i zbrazët muskulr, që me shtrëngimin ritmik nxitë qarkullimin e gjakut nëpër trup dhe kështu kujdesët për furnizimin përkatës të të gjitha indeve me gjak dhe me ushqim.

Ky mendim vlenë që nga vitit 1628 e tutje, kur mjeku W.Harvey e ka zbuluar sistemin e qarkullimit të gjakut dhe rolin e zemrës si pompë në të.

Por, zemra nuk është një pompë e zakonshme. Ajo ka një system tejët të komplikuar nervor, “trurin e vogël”, që përbehet prej afro 40 000 qelizave nervore.

Qelizat nervore  në zemër, sipas Dr. Armour dhe dr. Jefrrey, e krijojnë rrjetin e neuroneve të ndryshme, neurotransmetuesve, proteinave dhe qelizave të tjera,

Zemrës i mundësojnë edhe mësimin, kujtesën, ndjenjat dhe perceptimet.

“Truri i vogël” në zemër, vepron në mënyrë autonome nga truri.