Highlight Të tjera

Lërini ëndrrat të bëhen realitet, largoni dyshimet

Kur të planifikoni grumbullimin e pasurisë suaj, mos lejoni askënd të ndikojë në përbuzjen e ëndërrimtarëve. Për të fituar në këtë botë të ndryshuar ju duhet të kapni shpirtin e pionierëve të mëdhenj të së shkuarës, ëndrrat e të cilëve i kanë dhënë civilizimit të gjitha vlerat që ka, shpirtin që shërben si gjaku i vendit tonë, mundësinë tuaj  dhe të të gjithëve për të zhvilluar dhe nxjerrë në pah talentet tona.

Nëse ajo  që doni të bëni  është e drejtë dhe besoni tek ajo, vazhdoni dhe bëjeni atë!

Jepini gjithçka ëndrrës, pa i kushtuar rëndësi asaj çfarë thonë “ata”, nëse përballeni me disfatën e përkohshme, sepse “ata”, ndoshta, nuk e dinë se çdo dështim sjell me vete farën e një suksesi të njëjtë.

Bie fjala, Hendri Fordi, i varfër dhe i pashkolluar, ëndërroi për një karrocë pa kuaj, iu fut punës me ato mjete që kishte, pa pritur mundësinë që do ta favorizonte, dhe tani faktet e ëndrrës së tij janë në mbarë botën. Ai ka vënë më shumë rrota në funksion se çdo njeri që ka jetuar, sepse nuk kishe frikë të ndiqte ëndrrat e tij.

Bota njeh shumë si Fordi, por tani është edhe radha jote, zgjohu, ngrihu dhe realizo ëndrrat e tua.

Ylli yt është duke u ngritur tani, kriza botërore solli mundësinë që keni pritur. Ajo u mësoi njerëzve përulësinë, tolerancën dhe mungesën e paragjykimeve. Bota tani është e mbushur me një pafundësi mundësish, të cilat ëndërrimtarët e së shkuarës nuk i kanë ditur kurrë. Një dëshirë e zjarrtë për të qenë dhe për të vepruar është fillimi nga i cili ëndërrimtarët duhet të nisën, Ëndrrat nuk kanë lindur nga mënjanësia, përtacia ose mungesa e ambicies. Bota nuk i përçmon më ëndërrimtarët dhe as nuk i quan ata jo praktikë. Edhe nëse jeni i zhgënjyer, keni pësuar disfatë gjatë  depresionit, e keni ndër zemrën t’ju copëtohet Brenda vetes, derisa të rridhte gjak. Jepini kurajë vetës, këto përvoja kanë kalitur metalin e shpirtit me të cilin jeni gatuar, ato janë asete me vlerë të pakrahasueshme.

Mbani mend se të gjithë ata që arrijnë suksesin në jetë, kanë dalë nga një fillim i keq dhe kanë orientuar shumë beteja të dhembshme përpara se të arrinin. Në jetët e atyre që arrijnë suksesin, çasti I kthimit, përgjithësisht, vjen në kohën e ndonjë krize, nëpërmjet së cilës ata paraqesin “personalitetin tjetër të tyre”.

Ekziston një ndryshim ndërmjet DËSHIRËS për diçka dhe të qenët GATI për ta marrë atë. Askush nuk është gati për diçka, nëse nuk beson se mund ta fitojë atë. Pra, gjendja e mendjes duhet të jetë BESIMI, jo një shpresë e vaket a dëshirë. Mendja e hapur është thelbësore për besimin. Mendjet e mbyllura nuk frymëzojnë kurajo dhe besim. Mbani mend, nuk janë të nevojshme shumë përpjekje për të pasur një synim të lartë në jetë, për të kërkuar bollëk dhe begati, në vend të pranimit të mjerimit dhe  varfërisë.