Lëkura e lëshuar mund të ndodhë për arsye të shumta, siç janë shtatzënia, plakja, humbja e peshës etj.
Sidoqoftë atë mund ta parandaloni dhe këto janë disa nga mënyrat:
Merrni vitaminat e duhura;
Merrni multivitamina që të jeni të sigurt që po i merrni të gjitha vitaminat e duhura për të pasur një trup të shëndetshëm.
Merrni më shumë proteina;
Proteinat janë të nevojshme për të ngritur elasticitetin e lëkurës. Ato ndihmojë në krijimin e kolagjenit po ashtu në formësimin e muskujve. Mundohuni të hani ushqime me më shumë proteina.

Përdorni vajra të shëndetshëm;
Nëse po provoni të humbni peshë mos largoni të gjitha vajrat. Vajrat si ai i ullirit dhe i kokosit janë alternative të shkëlqyeshme!
Përdorni teknika masazhimi;
Ju mund të masazhoni lëkurën tuaj rregullisht ose të shkoni tek ndonjë profesionist.
Humbni peshë më ngadalë;
Mënyra më e mirë për të parandaluar lëkurën e lëshuar është të humbni peshë ngadalë. Mos mbani dietat drastike, pasi që jo vetëm do të shkatërroni organizmin tuaj por edhe lëkurën!
Ndërtoni muskuj;
Kur filloni të ndërtoni muskuj, lëkura juaj forcohet.