Highlight

Largoni këto gjëra nëse dëshironi të ecni përpara

By Bleona Foniqi

December 23, 2017

Arritja e suksesit në jetë nuk mund të ndodhë brenda një nate! Më poshtë mund të gjeni gjërat që duhet larguar nëse doni të ecni përpara në jetë.

Mos ikni nga problemet; Përballuni me problemet, rregullojeni ato. Mos ikni nga problemet. Ikja nga problemet e tanishme mund të jetë zgjidhja më e mirë për momentin, mirëpo kjo zgjidhje është vetëm e përkohshme.

Harrojeni të kaluarën; Mbajeni në mend, e kaluara nuk është e barabartë me të tashmen. Në vend që të ndiheni të turpëruar për të kaluarën tuaj, mësoni nga ajo dhe ecni përpara me vendime më të drejta.

Mos I shtyj punët për më vonë; Ju keni dy zgjidhje në jetë, ose të pranoni situatën në atë mënyrë që është, ose të merrni përgjegjësi dhe të ndryshoni situatën.

Largoni arsyetimet; Shumë njerëz dështojnë për shkak që krijojnë arsyetime në vend që të kryejnë punë.

Mos rrini me duar të hapura; Mos rrini duke bërë asgjë për një situatë. Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë zgjedhje të reja.

Mos dëgjoni opinionet e të tjerëve për ju; Opinionet e të tjerëve nuk kanë fare rëndësi për ju, e vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që mendoni për vete.