Highlight Success ZONE

Kush janë të famshmit e lindur në Nëntor?

nëntor

Muaji Nëntor është muaji i 11-të në kalendarin Gregorian dhe përgjatë këtij muaji lindin njerëz të mrekullueshëm por edhe misteriozë.

Personat e lindur përgjatë këtij muaji arrijnë shumë në jetë, por duhet të kenë frymëzimin e duhur.

Në Nëntor kanë lindur edhe shumë persona të famshëm në Botë.Unik ka përzgjedhë disa emra të njohur artisësh që kanë lindur përgjatë këtij muajit Nëntor.

Ndoshta shumë prej jush ndani të njëjtat ditë data të lindjes me ta.

Ema Stone 6 nëntor

Stone ka lindur më 6 Nëntor të vitit 1988 dhe është një nga aktoret më të paguara në botë. Stone ka marrë një numër të madh çmimesh, duke përfshirë një Academy Award, një Çmim BAFTA, një Çmim Golden Globe, një Kupë Volpi në Festivalin e Filmit të Venecias dhe tre Screen Actors Guild Awards. Ajo u shfaq në Forbes Celebrity 100 në vitin 2013 dhe në Time 100 në vitin 2017, dhe shpesh është përshkruar nga mediet si një nga aktoret më të talentuara të brezit të saj.

David Gutta 7 Nëntor

Guetta është artist i muzikës house dhe dj i njohur.  Guetta ka shitur mbi 3 milion albume dhe 15 milion këngë në gjithë botën. Ai është aktualisht një prej prodhueseve muzikor më të kërkuar.

 

Leonardo DiCaprio 11 Nëntor

Leonardo është një actor amerikan por me origjinë italiane. Është fitues i çmimit Golden Globe. Ai masivisht njihet nga rolet e tij në filmat si “Titanic” “William Shakespeare’s Romeo+Juliet, “The Aviator” dhe shumë filma të tjerë. Ai mbetët një nga aktorët më të mirë të Holliwudit.

 

Ryan Gosling Thomas  12 Nëntor

Royan është është  aktor kanadez dhe muzikant. Ai e filloi karrierën e tij si një yll i Mickey Mouse Club në Disney Channel (1993-95), dhe vazhdoi të dalë në programe të tjera argëtuese duke përfshirë Are You Afraid of the Dark? (1995) dhe Goosebumps (1996). Roli i tij i parë kryesor ishte si një hebre neo-nazist në filmin Believer (2001).

 

Rachel Mc Adams 17 Nëntor

Rachel Anne McAdams është një aktore kanadeze. Pasi u diplomua nga një program teatror katërvjeçar në Universitetin e York në vitin 2001, ajo punoi në televizionet kanadeze dhe filmat si filmi dramatik Perfect Pie (2002), për të cilin mori një nominim për Genie Award. McAdams u ngrit në famë në vitin 2004 me komedinë Mean Girls dhe dramën romantike The Notebook.

 

Scarlett Johansson  22 Netor

Edhe aktorja amerikane Scarlet Johanson  me origjinë daneze është e lindur në Nëntor dhe për talentin e saj ajo është vlerësuar lartë  në fushën e aktrimit. Aktorja e njohur Scarlett Johansson, ka fituar para më shumë se çdo aktore tjetër në historinë e filmit. Sipas The People, ajo deri më tani ka fituar 3.3 miliardë dollarë gjë kjo e cila e radhit atë në këtë pozitë.