Highlight Të tjera

Kush ishte Zonja Vdekje? Lyudmila Pavlichenko

Lyudmila Pavlichenko

A keni dëgjuar për gruan që të gjithë iu frikësuan më së shumti në Luftën e Dytë Botërore? Ajo është Lyudmila Pavlichenko. Një vajzë 25 vjeçare që studioi histori në Universitetin e Kiev. Shtypi e thirrte atë ‘Zonja Vdekje’ Këtë epitet e kishte fituar pasi që ajo njihet si gruaja snajperiste më e fortë që kishte jetuar ndonjëherë.

Ajo filloi rrugëtimin e saj kur Nazi-t kishin sulmuar universitetin e saj. Lyudmila shkoi në një zyre rekrutimi dhe kërkoi të bëhej një snajperiste.

Natyrisht që nuk ishte e lehtë për të. Ajo dëgjonte fjalë si: Ti duhej të ishte duku punuar në një fabrikë apo spital. Gjuajtja ëshë nje punë për burrat.

Sidoqoftë ajo erdhi e përgatitur me disa dokumente që tregonte se gjuajtja kishte qënë si një lloj hobi personal për të ndër vite. Rekrutuesi prapë hëzitonte duke I treguar se “duart e tua do të ndoten”.

Por pas një kohe trajnimi, Lyudmila u dërgua në front.

“E dija që detyra ime ishte të gjuaja njerëz. Në teori kjo do të ishte në rregull, por në të vërtetë do të ishte krejtësisht ndryshe”.

Por beteja e saj e parë ndryshoi pikëpamjet e saj. Ajo u bë shumë e mirë në këtë punë.
Ajo mjeshtroi teknika të ndryshme duke u bërë kështu një fantazmë që vriste. Ajo shpejt u ngrit në detyrë dhe u bë komandante.

Sidoqoftë jeta e saj nuk ishte e gjitha e zezë. Ajo kishte punuar në një dyqan ku edhe ishte takuar me burrin e saj Rreshterin Leonit Kitsenko. Ata ishin shumë të lumur bashkë.

Por cdo ditë u bë më e bështirë për të. Lufta mori shëndetin e saj, rininë e saj, shoqërinë e saj dhe një ditë burrin e saj. Kështu ajo u bë edhe më e pamëshirshme. Ajo vrau 309 njerëz.

Pas shumë muajsh larg nga fronti ajo kishte një detyrë tjetër. Të largohej e të shkonte në Amerikë. Amerika ishte një botë tjetër për të. Por këtë sfidë nuk e kaloi vet. Ajo shpejt zgjoi interesin e Zonjës së Parë Eleanor Roosevelt. Ajo u emocionua shumë nga storja e saj duke e shpërndarë historinë e saj. Shpejt rrugëtimi I saj mbaroi dhe ajo u kthye në Rusi. Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar.

Eleanor Roosevelt prapë vizitoi Lyudmila-n edhe në Rusi, dhe zbuloi se ajo ishte martuar prapë dhe kishte krijuar familje e një jetë të qetë në një apartment dy dhomëshe.

Ajo vdiq më 1974, por emri i saj kurrë nuk do të harrohet.