Highlight Të tjera

Kush ishin samurait? Çfarë praktika përdorën ata?

praktika

Samurait ishin luftëtarë japonez të trajnuar për të shërbyer princërit e asaj kohe që vinin nga familje fisnike.

Këta luftëtarë u trajnuan të bëheshin ekspertë të arteve marciale.

Familjet fisnike punësonin samurait ti mbronin dhe të luftonin për ta. Në vend që të paguheshin me para, varej nga merita e një samurai, ata paguheshin me një masë orizi.

Samurai ndiqnin një kod të njohur nga mjeshtrit e tyre e të quajtur “Bushido”.

Shtatë virtytet e Bushido-s ishin: Integritet, Respekt, Kurajo, Nderi, Dhembshuria dhe Sinqeriteti, Besnikëria.

Samurait ishin ekspertë për të luftuar me armë dhe pa armë. Sidoqoftë arma e tyre e preferuar ishte shpata të cilën përdorën për të luftuar me armiq të shumtë. Një shpatë samurai do të thoshte shumë për të. Ajo ishte gjëja më e vlefshme dhe më e dashur të cilën e ruante me shumë kujdes. Vetëm disa mjeshtër shpate mund ti bënin ato, pasi ishte një procedurë mjaft e vështirë dhe e gjatë.

Shpata përbëhej kryesisht nga hekuri në kombinim me karbonin. Mjeshtrit përdornin zjarrin, ujin për ti dhënë formën finale këtyre shpatave unike.

Një fakt interesant: Në Japoninë e vjetër edhe disa femra u trajnuan në të njëjtën mënyrë si meshkujt. Ato u quajtën “Onna-Bugeisha” dhe morën pjesë po ashtu në luftime.

Samurait zakonisht përdornin dy shpata, njëra e quajtur Katana dhe tjetra Tanto. Ata i emëronin shpatat e tyre pasi besonin që ato mbanin shpirtin e tyre të luftëtarit.

Mirëpo samurait gjithmonë u trajnuan me shpata druri. Ky lloj u quajt Kendo dhe praktikohet ende në Japoni.